Biznes

20 vjet me Infosoft Group

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
20 vjet me Infosoft Group

Në fjalën përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Infosoft, z.Grigor Joti, ka sjelle para të pranishmeve kujtimet e së kaluarës, të cilat zënë fill që nga krijimi i Infosoft. 

Atëherë ishin 5 shoke, ëndrra më e madhe e të cilëve ishte “te blinin një FIAT polak dhe me të i gjithë Infosoft-i të mund të shkonte së bashku në plazhin e Durrësit”. 

Sot grupi Infosoft përbëhet nga shume kompani dhe nga një staf prej 500 punonjësish, që kanë bërë të mundur që ky grup, pronë 100 për qind e individëve shqiptare, të jetë me i madhi në vend, në pikëpamje të xhiros së realizuar gjatë 2010-ës. 

Por jo vetëm kaq: Infosoft mban sot statusin e grupit më të madh të IT-se në rajonin e Ballkanit jugperëndimor.

Jo pa qellim, Z.Joti u ka treguar te ftuarve te tij, mënyrën sesi është ndërtuar dhe funksionon Infosoft, duke bere në një fare mënyre anatominë e këtij organizmi 20 vjeçar, bazamenti i të cilit siç e tha ai, përbëhet prej tre shtyllave: Klientët, Punonjësit dhe Partnerët.

Në këtë ceremoni, kanë përshëndetur dhe uruar Infosoft-in edhe përfaqësues të partnereve ndërkombëtare, të cilët kanë gjetur te kjo kompani shqiptare, një bashkëpunëtor dinjitoz për bizneset e tyre. Gjithashtu, klientët e Infosoft, kanë vënë në dukje korrektësinë, cilësinë dhe standardet e larta të shërbimeve që kjo kompani ofron, duke i ndihmuar ata në rritjen dhe suksesin e aktivitetit të tyre.

Lajmet e fundit>