Siguri

2008-a, vit i suksesshëm për malware

Apr 20 2009
0 Shpërndarje
2008-a, vit i suksesshëm për malware

alt

Viti 2008 ka shënuar një rritje të madhe të kërcënimeve me kode të infektuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë caku i parë i këtyre sulmeve, bën të ditur në raportin e vitit 2008 kompania për siguri në internet Symantec.

Kompania e sigurisë identifikoi 1,656,227 kode të reja të infektuara që i bie të jetë 264 përqind më shumë se vitin e kaluar.

Ndërkohë vetë kompania Symantec i ka vëzhguar 75 mijë kompjuterë të infektuar për çdo ditë, që është 31 përqind më shumë se sa në vitin 2007.

Kina ka pasur numrin më të madh të kompjuterëve të infektuar, 13 përqind të infektimit të përgjithshëm të PC-ve e përbën vetëm Kina, derisa SHBA-të prijnë në infektimin e serverëve me 33 përqind .
 

Lajmet e fundit>