Harduer

2013 – Viti më i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të smartfonëve

May 22 2013
0 Shpërndarje
2013 – Viti më i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të smartfonëve

Studimet më të fundit nga kompania kërkimore NPD kanë treguar se këtë vit, për herë të parë do të jetë e mundur që shitjet e smartfonëve të tejkalojnë shitjet e telefonëve tradicionalë, “jo të mençur”.

Në mënyrë më të detajuar mund të themi se kjo kategori pritet që të arrijë shifrën 937 milion këtë vit, ndërkohë që për smartfonët vlera e pritur është 1.45 miliard pajisje të shitura.

Numri i smartfonëve të shitur do të jetë gjithnjë në rritje falë ekraneve të mëdhenj dhe me rezolucion të lartë, procesorëve të shpejtë apo kapaciteteve të larta që mundësojnë kënaqjen e nevojave që më parë kërkonin ndihmën e pajisjeve shtesë kompjuterike.

Më poshtë paraqitet grafikisht parashikimi.

Në raportin e NPD-së theksohej se ndikimin më të madh në përhapjen e smartfonëve në këtë shkallë e kanë tregjet në zhvillim e sipër, kjo falë cilësive pozitive të produkteve që ato ofrojnë si shpejtësia e lartë e shkarkimit si rezultat i zhvillimit të teknologjive 3G dhe 4G si dhe ofrimi i pajisjeve me çmim nën 200 $.

Kina ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në shitjen e kësaj kategorie telefonësh duke siguruar më tepër se 55% të shitjeve.

Një nga trendet kryesore që vihet re në zhvillimin e smartfonëve lidhet edhe me preferencën që kanë përdoruesit për ekranet me përmasa të mëdha.

Në kategorinë e smartfonëve më tepër se 57% e ekraneve janë projektuar 4 deri në 5 inç, ndërkohë pritet të rritet përdorimi i ekraneve me përmasa 5 inç deri në 16% këtë vit. Mesa duket ky vit do të shënojë arritjen e një pike kulminante për smartfonët. (PCWorld Albanian)

telefona celular

Lajmet e fundit>