Harduer

Më 21 Gusht mbërrin Nokia 9

Aug 19 2018
0 Shpërndarje
Krahas telefonit një tekst thotë “Telefoni që keni pritur prej kohësh.” Përveç këtyre fjalëve shumë pak informacion jepet për telefonin. Më 21 Gusht mbërrin Nokia 9

E kemi parë edhe një flagship nga Nokia këtë vit i materializuar si Nokia 8 Sirocco por që kishte një procesor të vjetër.

Nokia 9 është telefoni për të cilin mund të keni pritur gjatë. Vetë kompania përmes rrjetit social Twitter tha se një telefon i ri po vjen më 21 Gusht dhe nga fotoja e publikuar kuptohet që është një flagship.

Krahas telefonit një tekst thotë “Telefoni që keni pritur prej kohësh.” Përveç këtyre fjalëve shumë pak informacion jepet për telefonin.

Për Nokia 9 është spekuluar se do të ketë një ekran 5.7-inç të lakuar, trup metalik, rezistencë ndaj ujit, dy kamera të pasme dhe dy frontale, procesor Snapdragon 845 dhe bateri 3,800 mAh.

Nëse ky harduer konfirmohet atëherë kemi të bëjmë me telefonin që Nokia 8 duhet të kishte qenë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>