Ja se si

21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato?

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
21 misteret më të mëdha të kompjuterit. Si t’i zgjidhni ato?

Zbuloni se pse nuk ju printohen dokumetet, ku kanë shkuar shkarkimet tuaja, çfarë është një skedar .dat, si e kanë pushtuar shfletuesin tuaj toolbar-ët e çuditshëm dhe shumë të tjera. 

Edhe pse kompjuterët e sotëm janë pajisje të mahnitshme, ato vazhdojnë të bëjnë gjëra të pashpjegueshme. Po ju paraqesim disa nga pyetjet që i keni bërë gjithmonë vetes dhe përgjigjjet për to: 

1.      Ku kanë përfunduar shkarkimet e mia? Pse nuk i gjej dot? 

Është shfletuesi ai që zgjedh vendin se ku do të ruhen shkarkimet. Megjithatë ky proçes mund të kontrollohet nga ju. Për Firefox, klikoni tek Tools, Options dhe tek Downloads Section të General Tab mund të vendosni follderin se ku doni të ruhen shkarkimet tuaja. Për Chrome, në anën e djathtë të dritares klikoni ikonën e çelësit anglez, zgjidhni Settings dhe në dritaren e re që hapet shkoni deri në fund tek seksioni Downloads. Tek Downloads Location mund të specifikoni follderin ku dëshironi të ruani shkarkimet. 

2.      Pse nuk karikohet iPad-i im kur e lidh me kompjuter? 

Kablli nuk ka mjaft kapacitet për të përcuar sasinë e duhur të vatëve. Apple rekomandon të gjeni një prizë dhe një adaptues fuqie prej 10 vatësh.  

3.      Pse mund ta shoh një video në kompjuterin desktop por jo edhe në laptop? 

Mesa duket laptopit i mungojnë kodekset e duhura për të lexuar videon. Kontrolloni formatin e saj dhe kërkoni në internet për të shkarkuar kodekset e nevojshme. 

4.      Printeri nuk po printon dhe Windows-i nuk më lejon të anuloj apo të fshij dokumentat që janë në pritje për t’u printuar. Çfarë po ndodhë? 

Ka një problem komunikimi mes kompjuterit dhe printerit. Shkarkoni aplikacionin Stalled Printer Repair i cili bën të mundur spastrimin e dokumentave që presin në rradhë për t’u printuar.  

5.      Kur hap kompjuterin dëgjoj disa sinjale që tingëllojnë si ‘beep’. Çfarë kuptimi kanë? 

Këto ‘beep’ vijnë nga BIOS, një pjesë softuerike e ndërtuar në njësinë qëndrore të kompjuterit. Një ‘beep’ i vetëm nënkupton se gjithçka po funksionon siç duhet. Dy ‘beep’ të gjata të shoqëruara me tre të shkurtra nënkuptojnë se sistemi nuk ka arritur të përfundojë kontrollin e ndërfaqes së tastierës. Një ‘beep’ i gjatë i shoqëruar me dy të shkurtra zakonisht nënkupton probleme me videon. Për të mësuar mbi kuptimin e llojeve të ndryshme të ‘beep’ lexoni manualin e sistemit tuaj. 

6.      Tek follderët e imazheve digjitale shpesh gjej një skedar me emrin Thumbs.db. Çfarë është dhe si mund ta fshij pa prishur punë? 

Thumbs.db është një skedar i Windows që mbanë listën e imazheve (në formën thumbnail) për foto, dokumente, Ueb faqe etj. në një folder të caktuar. Ky skedar i redukton kohën e nevojshme Windows-it për të riprodhuar në formë thumbnail skedarët e folderit. Tek Vista dhe Windows 7, Thumbs.db ruhen në vende të caktuara, prandaj nuk i shihni shumë shpesh nëpër follderët tuaj. A mund ta fshini Thumbs.db? Sigurisht që po, por nuk ju rekomandojmë. Në vend të saj mund të komandoni Windows-in tuaj të mos e shfaqë. Hapni Windows Explorer, klikoni Tools, Folder Options dhe tek View Tab lereni bosh kutizën që i përket ‘Show hidden files and folders’. Klikoni OK dhe Thumbs.db nuk do të shfaqet më (edhe pse do të jetë pjesë e follderit). 

7.      Pse të gjitha kamerat digjitale – madje edhe smartphonët i ruajnë fotot në një follder të quajtur DCIM? 

DCIM është shkurtesa për Digital Camera Images dhe është follderi i paracaktuar për kamerat digjitale. Ky është një emër që është vendosur para shumë kohësh, që prej krijimit të kamerave digjitale.  

Tags >

pc
Lajmet e fundit>