Lajmet

21 pyetje që duhet tu përgjigjeni përpara se të ndërtoni një aplikacion

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
21 pyetje që duhet tu përgjigjeni përpara se të ndërtoni një aplikacion

asking-questionsInterneti sot është bërë pjesë e pandashme e të përditshmes tonë. Ai është tepër i dobishëm dhe mund të përdoret në një shumëllojshmëri mënyrash. Atë mund ta përdorni dhe si mjet për të reklamuar apo zgjeruar biznesin tuaj. Për ta bërë këtë duhet të ndërtoni një aplikacion i cili arrin audienca të reja. Ide e shkëlqyer! Por përpara se të formoni një skuadër për të ndërtuar dicka të tillë sigurohuni që fillimisht t’ju përgjigjeni këtyre 21 pyetjeve:

1. A keni vendosur një moment specifik për lançimin? A do lançohet aplikacioni juaj gradualisht apo do të ketë një datë të caktuar? Nëqoftëse ai do të lançohet në disa platforma a do të ndodhë kjo në të njëjtën kohë?

2. Çfarë supozimesh jeni duke bërë? A jeni duke supozuar që aplikacioni të përdoret vetëm në sistemin operativ iOS? Përdoruesi do të paguajë për ta pasur atë apo do të jetë tërësisht falas? Këto janë supozime që duhet t’ja komunikoni dhe arkitektëve të softwerit dhe inxhinierëve.

3. A keni krijuar një ide për produktin tuaj? Cilat janë 3 karakteristikat e komponentëve kyç? Çdo tipar brenda aplikacionit duhet të ketë kërkesat përkatëse. Idetë tuaja duhet të jenë të qarta dhe duhet të dini çfarë ti kërkoni zhvilluesve në mënyrë të detajuar.

4. Cilët janë ortakët apo partnerët tuaj? Kush është përgjegjës për vendimin final? Nëse ka dy persona të tillë vendimi i kujt prej tyre ka më shumë peshë?

5. A keni identifikuar dhe vlerësuar konkurentët potencialë të aplikacionit? A është shërbimi juaj në gjëndje të konkurojë ato ekzistues?

6. A do të ketë aplikacioni juaj një kosto të lidhur me të? Keni ndërtuar një strategji të caktuar? Nëse po a keni menduar se si do ta aplikoni këtë? A do të duhen para për të shkarkuar këtë aplikacion apo do duhet të abonoheni? A do të përfshihen reklama në të?

7. Çfarë do ta bëjë këtë aplikacion të suksesshëm në sytë e partnerëve tuaj? Numri i madh i përdoruesve? Një rritje në kërkesë? Do të jetë e nevojshme përfshirja e një analisti për të matur suksesin apo dështimin e aplikacionit? Ky është një kriter që zhvilluesit duhet ta kenë parasysh por në shumicën e rasteve kjo është e vështirë për tu matur.

8. A keni një buxhet? Sigurisht që askush nuk pëlqën të deklarojë sasinë e parave që zotëron por kjo është e dobishme kur vjen puna në krijimin e një produkti të ri. Kostot e zhvillimit të një aplikacioni janë të vështira për tu vlerësuar sepse ekzistojnë shumë variabla për ta bërë këtë. Zhvilluesi si fillim duhet të dijë buxhetin pastaj të veprojë për të ndërtuar aplikacionin. Madje ata mund t’ju ndihmojnë të minimizoni kostot.

9. Kush janë përdoruesit e shënjestruar? Çfarë problemi do të zgjidhë aplikacioni për përdoruesit? Pse zgjidhja që ky aplikacion ofron është më e mirë se ajo e një tjetri? Çfarë duhet të thotë apo të bëjë përdoruesi gjatë përdorimit të aplikacionit? Cfarë pajisje dhe platforme duhet të përdorin ata? A mund të bëni një hulumtim paraprak mbi përdoruesit para zhvillimit të aplikacionit? Mendoni se si ky aplikacion do të arrijë tek përdoruesit?

10. A i keni ndarë përgjegjësitë? Jeni përgjegjës për kushtet e përdorimit? Kini kujdes, kjo është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të programit.

11. A i keni vendosur komponentët kryesorë të aplikacionit(emrin, logon, ngjyrat)? Nëse po atëherë jeni në rrugën e duhur. Publikojini këto informacione në debutimin e parë të produktit. Nëqoftëse jo atëherë kërkoni ndihmë nga departamenti i projektimit.

12. A i keni parashikuar rreziqet lidhur me projektin, afatin kohor, apo faktorë të tjerë të jashtëm? Duke qënë të vetëdijshëm për rreziqet, zhvilluesit do të kenë një ide më të qartë të asaj që duhet të krijojnë dhe do të reduktohen shanset e dështimit. Kini parasysh që një problem fare i vogël në pamje të parë mund të sjellë një rezultat të padëshiruar.

13. A keni identifikuar ndonjë ndërfaqe të aplikimit të programit jashtë sistemit? Apo ndonjë palë të tretë që mund të ketë interes në integrimin me aplikacionin tuaj? Nëse jo po ju keni nevojë për këtë gjë planifikoni një kohë të nevojshme për hulumtim.

14. A mendoni se aplikacioni ka nevojë për mbështetje që nga moment i lançimit? Shumë kompani të tjera mund t’ju ndihmojnë me përmirsime gjatë përditësimit të aplikacionit apo me rregullime të gabimeve.

15. A jeni të vetëdijshëm për nivelin e sigurisë që duhet të ketë aplikacionit juaj? Çfarë infomacioni të ndjeshëm do të përdorë ai dhe a do të ruhen të dhënat në mënyrë të sigurt? Zakonisht në këtë pjesë preferohet këshillimi nga kompanitë e specializuara të sigurimit të informacionit.

16. Sa familjar jeni ju me zhvillimin? Në ditët e sotme aplikacionet zhvillohen dhe përmirsohen me ritme të shpejta dhe ju duhet të jeni të aftë për të ecur me këtë ritëm. Duhet të tregoheni dhe të shkathet në proçesin e zhvillimit të aplikacionit. Ky është një proçes përsëritës gjatë të cilit mund të ketë korigjime, modifikime apo shtime. Nëse ndiqni nga afër zhvillimin e aplikacioni atëherë do të jenë më fleksibël gjatë këtij proçesi.

17. A e keni të lehtë ti shpjegoni idenë tuaj çdokujt? Kur jeni duke punuar në një kompani zhvillimi aplikacionesh, ju do duhet të bashkpunoni me njerëz që e njohin këtë biznes më së miri por ata nuk dinë se çfarë keni ju në mendje. Pjesa e interpretimit dhe këshillimit është tepër e rëndësishme.

18. Cilat jane objektivat e biznesit të aplikacionit? A keni si objektiv rritjen e shitjeve? A do të shërbejë ky aplikacion si një avantazh konkurues për biznesin tuaj dhe a do të rritet produktiviteti?

19. A ekziston ndonjë aplikacion që mund ta përdorni si frymëzim për tuajin? Mendoni për aplikacione të tjera që plotësojnë kërkesat tuaja apo që duken të ngjashme me aplikacionin që keni ju ndërmend.

20. A keni krijuar një strukturë ndërveprimi? Kët struktura ndërtohen për të treguar mënyrën se si përdoruesi do të ndërveprojë me aplikacionin. A tregon struktura gjithçka që ju kishit në mendje për këtë aplikacion?

21. A keni ndërtuar një dizajn vizual? Këto përdoren për të treguar një shembull se si do të duket ekrani ndërkohë që aplikacioni është hapur. Ky proçes ndodh pasi është krijuar struktura fillimisht dhe është aprovuar. Projektuesi ka një rol të rëndësishëm në këtë fazë pasi impakti vizual ka shumë rëndësi për përdoruesin. Nëqoftëse nuk keni një projektues atëherë mos u shqetësoni, ka një sërë kompanish që ofrojë shërbime të tilla.

Nëse leximi i këtyre pyetjeve ju ka bërë të ndiheni keq atëherë kjo tregon se ju nuk jeni akoma i përgatitur për ta bërë idenë tuaj realitet. Por mos u shqetësoni shumë rrallë ndodh që një person i vetëm të jetë përgjegjës mbi gjithçka në ndërtimin e një produkti të ri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>