Blog

Më 22-23 Nëntor Komisioni Evropian organizon aktivitetin EU-Western Balkans Cluster Policy Learning and Matchmaking në mbështetje të SME-ve

Aug 31 2018
0 Shpërndarje
Programi dy ditor konsiston nga katër sesione: një sesion për politikat dhe praktikat e pozitive dhe negative në Kroaci dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; një sesion diskutimesh mes politikëbërësve në BE-së dhe Ballkanit Perendimor; një sesion me takime ballë për ballë me organizatat, bizneset dhe grupet dhe një vizitë sipas interesave të delegacionit. Më 22-23 Nëntor Komisioni Evropian organizon aktivitetin EU-Western Balkans Cluster Policy Learning and Matchmaking në mbështetje të SME-ve

22-23 Nëntor 2018, Drejtoria për Tregjet Ndërkombëtare, Industrinë dhe Sipërmarrjen dhe SME-të pranë Komisionit Evropian do të organizojë aktivitetin me temë: EU-Western Balkans Cluster Policy Learning and Matchmaking në Zagreb të Kroacisë si pjesë e programit COSME.

Ky aktivitet do të ketë një fokus të veçantë në bashkëpunimin e ashtuquajturave “grupe” të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi është që të mbështeten SME-të në misionin e tyre për tu hapur në tregje të reja. Ai është një mundësi unike për të zbuluar hapësira të reja interesi të përbashkëta për vendet e bashkimit Evropian.

Aktiviteti është i dyti pasi edicionit të parë organizuar në Selanik në 2017-ën dhe do të vijojë të ofrojë mundësi të arta për grupet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të cilët mund të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në përfitim të SME-ve.

Aktiviteti do të grumbullojë mese 60 menaxherë grupesh nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve COSME ku shpenzimet dhe akomodimi do të mbulohen nga Komisioni Evropian.

Programi dy ditor konsiston nga katër sesione: një sesion për politikat dhe praktikat e pozitive dhe negative në Kroaci dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; një sesion diskutimesh mes politikëbërësve në BE-së dhe Ballkanit Perendimor; një sesion me takime ballë për ballë me organizatat, bizneset dhe grupet dhe një vizitë sipas interesave të delegacionit.

Sektorët e përfaqësuar në këtë aktivitet do të jenë: Agro/Ushqim, Teknologji dhe Informacion, Prodhim dhe Automobila, Turizëm, Tekstilë dhe Farmaceutikë.

Menaxherët e grupeve të interesit që duan të bëhen pjesë mund të regjistrohen në këtë lidhje: https://www.clustercollaboration.eu/event-calendar/eu-western-balkans-cluster-policy-learning-and-matchmaking-event

Çfarë përfaqësojnë grupet?

Ato përcaktohen si grup firmash, kryesisht SME, aktorë ekonomikë si qendra teknologjike dhe institucione që ndodhen afër njëra tjetrës dhe kanë arritur një nivel zhvillimi ekspertize, shërbimesh, burimesh, dhe aftësish.

Grupet (Clusters) janë të përafërta me konceptin e një fenomeni real ekonomik si Lugina e Silikonit efektet e të cilës mund të maten.

Grupe Organizatash janë entite të cilat mbështetin bashkëpunim, rrjetëzimin dhe mësimin e inovacionit në grup. Zakonisht ato janë aktorë që lehtësojnë bashkëpunimet strategjike mes grupeve.

Më shumë informacion rreth këtyre grupe mund të gjeni në këtë lidhje: https://www.clustercollaboration.eu/sites/default/files/news_attachment/gb11_-_smart_guide_to_cluster_policy.pdf

Aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri më 14 Shtator.

Lajmet e fundit>