Biznes

24 Mars, ngjarja më e rëndësishme dhe e vetme e teknologjisë informative ne kosovë

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
24 Mars, ngjarja më e rëndësishme dhe e vetme e teknologjisë informative ne kosovë

IT-ja është fusha me ritmin më të shpejtë të zhvillimit në ekonomitë e vendeve të zhvilluara. CEO në planet e saj të profilizimit të mëtejmë të panaireve, po harton strategji veprimi, në mënyrë që panairin e Teknologjisë Informative dhe Grafikës ta ngrejë në nivelin më të lartë të organizimit.

Panairet e ITTF-së çdo vit shënojnë ngritje kualitative nga kompanitë pjesëmarrëse, si në cilësinë e prezantimit ashtu edhe në shumëllojshmërinë e ofertave, Në këtë ngjarje mund të gjinden pajisje të ndryshme si: Kompjuterë dhe softuerë, shërbime nga posta dhe telekomunikacioni, pajisje shtypi dhe skanimi, pajisje dhe shërbime interneti, pajisje audio, fotografi dixhitale, SNC satelite, mediume të ndryshme, kurse kompjuterike, shtypshkronja, studio dizajnimi, etj.

Fatmirësisht ky efekt po ndjehet dita ditës edhe në Kosovë, ku një numër shumë i madh i kompanive dhe organizatave e kanë kuptuar nevojën e domosdoshme të pajisjes me aparaturat dhe programet më të reja nga sektori i IT-së dhe telekomunikacionit.

Këto kompani dhe organizata, po krijojnë një treg të brendshëm në fushën e programimit dhe zhvillimit të programeve të reja aplikative.

Kjo, po i stimulon kompanitë vendore të cilat, përveç shitjes dhe mirëmbajtjes së pajisjeve të reja teknologjike, po arrijnë suksese të lakmueshme në zhvillimin e programeve të shumta softuerike, që ndihmojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, institucionet qeveritare, institucionet akademike dhe ndërmarrje të tjera, në organizimin e brendshëm dhe rritjen e efikasitetit të tyre menaxhues.

Për këtë sektor tejet të rëndësishëm, në vitet vijuese, pritet një përkrahje e madhe edhe nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria po bën investime në projekte konkrete si: kompjuterizimi i të gjitha shkollave dhe institucioneve edukative, si dhe një sërë projektesh tjera siç janë digjitalizimi dhe ofrimi në mënyrë elektronike i një numri të gjerë të shërbimesh publike.

Kosova është shteti me popullatën më të re në Evropë, gjë e cila paraqet një aset jete të çmueshëm për zhvillimin e këtij sektori tek ne.

E dhëna se teknologjia dhe zhvillimi i saj i takon shtresës së re të popullsisë është një faktor që po i inkurajon të huajt ta shohin Kosovën si një vend potencial për të investuar në këtë fushë.

Vlen të theksohet se Kosova ka penetrimin më të lartë në internet krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Një herë në vit kjo ngjarje e vetme në fushën e Teknologjisë Informative mbledh ekspertët, profesionistët dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe në një vend të vetëm. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj ngjarje.

 

Lajmet e fundit>