Vëzhgim

25 ditët që ndryshuan gjithçka

Sep 9 2008
0 Shpërndarje
25 ditët që ndryshuan gjithçka

Compaq klonon IBM-in

9 Shtator , 1986 Në vitet e para të erës së PC-ve, IBM kishte një konkurrencë të pakët nga prodhuesit e tjerë të kompjuterëve DOS . Por, kur Intel rriti fuqinë proçesuese të CPU-ve nga 16bit në 32bit, standard i cili dominon edhe sot, Compaq befasoi Big Blue, duke e tejkaluar në treg me kompjuterë që kishin çipat e rinj 386 të Intel, me çmime konkurruese ($6499). Papritmas, IBM nuk po mundte të vendoste ritmin, apo çmimin, për PC.

Microsoft ndërtoi Office

1 Gusht , 1989 Shumë pak njerëz e mbajnë mend se Microsoft Office e ka bërë debutimin e tij si një komplet i Macintosh, i cili përmbante programe të popullarizuara (Word, Excel dhe Power Point). Ai kishte mungesë të formateve të ndryshme të të dhënave, kontrolluesin e drejtshkrimit dhe skriptimin në Visual Basic, të cilat janë pjesë e Microsoft Office tashmë. Versioni për Windows erdhi një vit më vonë dhe ekspertët, tashmë, e shohin Offi ce si një nga produktet që jep më shumë te Microsoft .

Desktopët bëhen dhoma të Errëta

19 Shkurt, 1990 I frustruar nga pamundësia e MacPlus të tij, për të shfaqur shkallën e grafi kave për punimin e diplomës për doktoraturë në proçesim të fotografi ve dixhitale, Th omas Knoll shkroi një nënrregull për të simuluar këto efekte. Vëllai i tij John, punëtor në Industrial Light and Magic, e shtyu që ta kthejë atë në program, të cilin vëllezërit e quajtën ImagePro. Por, Silicon Valley shfaqi pak interes, derisa John ia demonstroi atë Adobe. I lançuar në këtë datë, aplikacioni i dalë në pension është identifi kuar aq shumë me fotografi të dixhitale, sa që njerëzit e përdorin si folje, për shembull: “Do ta rregulloj me Photoshop.”

Windows qëllon të madhin 3.0

22 Maj, 1990 Versionet e para të Windows kanë dështuar në kapjen e zjarrit. Por, me shtimin e memories virtuale dhe mbrojtjes së saj, Windows 3.0 i ktheu PC në makineri shumëfunksionale duke ia kaluar përfundimisht Apple (Windows 2.0 ishte i barabartë me Apple). Microsoft shiti rreth 10 milionë kopje të Windows 3.0, duke e vendosur Windows si sistemin operativ dominues në mesin e kompjuterëve personal.

Interneti bëhet komercial

24 Maj , 1991 Vendimin e Science Foundation për hapjen e internetit për përdorim komercial, një kritik e ka krahasuar me “dhënien e një parku federal Kmart-it”. Në fillim, trafik komercial nënkuptonte e-mail nga DEC dhe IBM. Por brenda disa viteve, ndërmarrësi Jeff Bezos krijoji Cadabra, një librari online, e cila i parapriu Amazon, hapur më 1995-n. Sot Amazon fi ton një miliard dollarë brenda një viti në porosi online, për miliona produkte të ndryshme, një gjigant i cili vazhdon të rritet në një treg 100 miliard dollarësh.

Linus zgjidh Linux

5 Tetor, 1991 Linus Torvald, student i cili kishte mbaruar kolegjin, kishte postuar një porosi të shkurtër në grupin e lajmeve të comp.os.minix: “A ju kanë harxhuar ditët e mira të minix 1.1, kur njeriu ishte njeri dhe i shkruante vetë driverat e paisjeve? Jam duke punuar në një version falas të programit që duket si minix për kompjuterët AT-386? Pse? Ky është program për hakerët nga një haker.”Për befasi të Torvald, hakerët që ishin lodhur duke pritur për Sistemin Operativ GNU nga Richard Stallman dhe që nuk kishin mundësi të blinin hardware të shtrenjtë të Sun, DEC apo HP kaluan në Linux, i cili së bashku me kushëririn e tij FreeBSD lejonte një PC të zëvendësonte një server apo workstation.

Mozaiku qëllon kohën

8 Dhjetor, 1993 “Klikoni mausin: aty është një fi lm i motit, i regjistruar nga satelitët e NASA-s mbi Oqeanin Paqësor,” kështu shkruan reporteri i teknologjisë në New York Ti mes, John Markoff , i cili përshkruan përvojën me Mosaic në World Wide Web, shfl etues i parë që mundësonte futjen e fotografi së në tekst pa hapur një dritare tjetër. “Klikoni përsëri, et voila, një fotografi zbulon nëse një filxhan kafeje, në një laborator kompjuterik shkencor në Universitetin “Cambridge” në Angli, është plot apo i zbrazur”. Artikulli kishte ndihmuar në transformimin e shfletuesit nga një vegël e adhuruesve në një program shumë të popullarizuar. Dhe autorët e Mosaic vazhduan të shkruanin versionin komercial, të quajtur Netscape Navigator.

Spam e Ngre Kokën e Shëmtuar

12 Prill, 1994 Grupi i juristëve, burrë dhe grua, Laurence Canter dhe Martha Siegel, kanë përdorur një Perl skript për të postuar një reklamë për shërbimet e tyre, e titulluar “Green Card Lottery – Final One?”, në më shumë se 6000 grupe diskutimi. Kjo i nxiti programuesit të krijojnë kodin e një bot, i cili do të kërkonte për këtë porosi. Por, ky veprim i papërsëritshëm i solli atyre 1000 klientë dhe 100.000 dollarë nga një reklamë, e cila për ta ishte pothuajse falas. Shakaxhinjtë e Usenet e lidhën këtë me këngën shumë popullore të asaj kohe “Spam, Spam, Spam”, për të përshkruar fl uksin e porosive.

Microsoft fillon me Win 95

24 Gusht, 1995 E lançuar vetëm disa ditë pas fi llimit të Netscape, Windows 95 tejkaloi paraardhësit e tij të bazuar në DOS. I shtoi përparësinë kryerjes së shumë detyrave dhe në të njëjtën kohë dhe përkrahjen për aplikacionet 32-bitëshe. Lejonte emrat e dokumenteve me 255 simbole, me shkronja të mëdha dhe të vogla dhe shtoi butonin Start, nga i cili përdoruesit mund të gjenin dhe lançonin aplikacionet. Fushata e marketingut i kushtoi Microsoft 300 milionë dollarë. Në këtë fushatë u licencua kënga “Start me up” e Roling Stones, e cila u përdor për reklama në TV. Gjithashtu, Empire State Building u zbukurua me ngjyrat e logos së Windows 95. Por, pavarësisht nga këto dhe slogani “Where do you want to go today” (Ku dëshironi të shkoni sot?), instalimi fillestar i Windows 95 nuk ju lejonte të lidheshit në internet.

Fillon ofertimi në eBay

4 Shtator, 1995 Mos i besoni legjendës, e cila thotë se themeluesi i eBay, Pierre Omidyar, e krijoji faqen për të ndihmuar të fejuarën të shiste karrikuesit e PEZ-it. Sendi i parë i shitur në një faqe të vogël të quajtur AuctionWeb ishte një printer laserik i prishur, i cili u shit për 14.83 dollarë. Omidyar dëshironte ta emërtonte faqen Echo Bay, por iu desh të vendoste për eBay. Këto ditë eBay paraqet një ekonomi më të madhe se shumë shtete.


Palm Pilot shteg për PDA

Mars 1996 Mbante 750 kontakte dhe adresa, kalendar njëvjeçar për organizimin e takimeve dhe 100 shënime në një pajisje të madhësisë së xhepit, të cilin mund ta sinkronizonit me PC apo Mac. Palm Pilot 1000 kushtonte 299 dollarë dhe ishte i pajisur me memorie 128K. Kishte mundësi të njohjes së shkrimit me dorë, ishte pajisje kulmore në teknologji, derisa u tejkalua nga RIM të BlackBerry dhe telefonat e tjerë me tastierë.

AOL vendos çmim-të sheshtë

30 Tetor, 1996 Përdoruesit me dial-up, më parë kanë paguar për kohën në internet me orë, ndaj dhe shikonin orën me kujdes. Ndërrimi i diskutueshëm i AOL, në një tarifë prej 20 dollarësh në muaj për përdorim të pakufi zuar, i tejngarkoi modemat e kompanisë. Dhjetë vite më vonë, AOL kishte mbledhur 10 milionë parapagues dhe arsyeja ishin çmimet e ulëta. Për të shmangur sinjalet e linjës së zënë, parapaguesit nuk e mbyllnin më internetin, kështu që, në mënyrë aksidentale zbuluan përfi timet e të qenit gjithmonë online.

Steve Jobs kthehet nga Azili

9 Korrik, 1997 Një dekadë jashtë kompanisë, të cilën dhe e themeloi, Steve Jobs e bindi Apple të marrë kompaninë e tij pasuese, NeXT, në atë mënyrë që t’i jepte Apple bazat për OS X dhe, pas një goditjeje në bord, t’i jepte drejtorin. Por pa kaluar shumë kohë, Jobs shkatërroi Newton portale, që po shkonte çdo ditë e më poshtë dhe në mënyrë sekrete zhvilloi iMac të kaltër të tejdukshëm. E bindi Bill Gates të ruante Internet Explorer dhe Microsoft Offi ce në Mac dhe siguroi aplikacione dixhitale multimediale si Final Cut. Ndonëse nuk është aq i pasur sa Gates apo djemtë e Google, sot Jobs është rokeri më i madh në teknologji.

Fillon beteja për të drejtat e kopjimit

28 Tetor, 1998 Ndoshta ligji më i panjohur për përdoruesit e internetit, Digital Millenium Copyright Act, i cili ka për qëllim trajtimin e pronës intelektuale, është nxjerrë nga Organizata Ndërkombëtare e Pronës Intelektuale. Ky ligj i nënshkruar në këtë datë nga Presidenti Bill Clinton, vendos kufi jtë e betejës mes pronarëve të kompanive nga Hollywood dhe shpërndarësit individualë të dokumenteve, duke vendosur një luft ë e cila vazhdon deri sot. Kjo është arsyeja pse kopjimi i një DVD-je, të cilën e keni blerë në iPod tuaj, ju vendos në ujërat e errëta legale.

BlackBerry paraardhës i E-Mail

19 Janar, 1999 Peixheri dyrrugësh ofronte tastierë QWERTY dhe përkrahte komunikim të menjëhershëm të lëvizshëm me tekst. Me 399 dollarë plus shpenzimet e planit të parapagimit, pajisja ishte një vegël biznesi. Për fillim, pajisja i shtyn adoleshentët drejt teknologjisë më të fundit. Edhe pse modelet kanë evoluar me vite, BlackBerry mbetet ende telefoni i mençur më i shitur, një udhëtim i gjatë për këtë brand name.

Melissa shpërndahet si Zjarr i Egër

19 Mars, 1999 Një makro e Word e shpërndarë në grupin e lajmeve alt.sex përmes një dokument i cili deklaronte që përmbante fj alëkalime për faqe porno, Melissa është ka dërguar me e-mail veten drejt 50 emrave të parë në çdo libër adresash të Outlook në çdo PC të infektuar, duke dëmtuar servera të e-mail dhe duke shkaktuar një dëm prej 80 milion dollarësh për biznesin amerikan. Por frika nga burgimi 20 muajsh i çdo koduesi të virusit, nuk i ka ndaluar shkruesit e tyre të bëhen edhe më produktivë.

Tivo transformon TV-të

31 Mars, 1999 Shikimi mbrapa në kohë të kujton videoregjistruesit e vjetër të Sony të vitit 1965. Por Ti Vo, e lansuar në këtë datë dhe rivali i tij ReplayTV ka ndihmuar që regjistrimi i videos të jetë i lehtë, duke kombinuar një shërbim me menu planifikuese dhe shikim të shpejtë nga harddisku.

 

Y2K dështon të bëjë kërdi

1 Janar, 2000 Asgjë nuk ka ndodhur atë ditë të frikshme, për shkak se kompanitë harxhuan me miliarda dollarë për të riparuar programet për të parandaluar ndonjë problem të madh. Por parashikimi më i frikshëm ishte shkrirja e centraleve bërthamore, hapja e portave të burgjeve dhe mosfunksionimi i rrjeteve elektrike. Gjithçka bazohej në një shqetësim naiv nga mosnjohja e mirë se si kompjuterët punojnë, sesa te kërcënimet e vërteta.

SHBA shpall Microsoft monopol

3 Prill, 2000 Shtet e Bashkuara kundër Microsoft . Qeveria akuzon kompaninë për abuzim dhe monopol të krijuar ndaj sistemeve operative, për të kontrolluar tregun e shfl etuesve të internetit duke integruar Internet Explorer në Windows dhe duke shtyrë shitësit e PC-ve të mos instalojnë tjetër shfletues. Gjykatësi i Gjykatës së Qarkut Thomas Penfield Jackson vendosi në këtë datë, që Microsoft të ndahej në dy njësi biznesi. Vendim i cili u kthye në ankimim. Por ky sherr i gjatë ligjor e ka bërë Microsoft konkurrent më të butë, apo së paku më të kujdesshëm.

Udhëtimi falas i Napster përfundon

26 Korrik, 2000 Kur gjykatësi Marilyn Patel vendosi të mërkurën se shërbimi i popullarizuar duhet të mbyllej deri të premten, trafi ku në internet arriti kulmin. Përdoruesit e Napster i dërguan këtë porosi bizneseve zbavitëse: Më jep lehtësi, apo më jep vdekjen. Emri që atëherë është gjallëruar si shërbim me pagesë, por Napster nënkupton të gërmosh në mënyrë digjitale një biznes të bazuar në kopje të bllokuara.

Webvan mbyllet

9 Korrik, 2001 Me flotën e vet të kamionëve për shpërndarje dhe depot masive falimenton. Webvan kishte shpresuar për një shpërthim të porositjeve online për gjëra ushqimore, gjë që dështoi të materializohej dhe kompania falimentoi në këtë datë. Mësimi prej kësaj është: Njerëzit do të blejnë libra dhe CD online, por do të zgjedhin vetë perimet e tyre pa dashur të paguajnë dhe taksat e transportit.

iPod mbush xhepat me muzikë

1 Tetor, 2001 Paisja e lëmuar e Apple, me hapësirë të mjaft ueshme për të mbajtur 100 albume, doli në shitje në këtë datë, duke transformuar luajtësit e muzikës nga një pjesë teknike, në një ikonë të stilit të jetës dhe prijës të një ere të re të muzikës dixhitale.

Firefox fillon luftën e dytë të shfletuesve

9 Nëntor, 2004 Monopoli i Internet Explorer ka rënë viktimë jo e vendimit të gjykatës ndaj Microsoft , por një numri të madh të viruseve, keqpërdoruesve dhe problemeve që i ka shtyrë përdoruesit e PC-ve të kërkojnë një zëvendësim. Në mes të vitit 2004 del shfletuesi me kod të hapur Mozilla, i cili dukshëm do të ishte një kandidat për zëvendësim. Kish qenë gjashtë vite në zhvillim akoma pa dalë versioni 1.0. Më në fund doli versioni i lehtë i Mozilla i cili surfonte në internet shpejt dhe sigurt. Firefox i është prezantuar publikut në këtë datë, kurse të tjerat janë histori.

You Tube i kthen PC-të në TV

6 Prill, 2006 Në këtë datë, një komedian i panjohur Judson Laipply kishte postuar një performancë video, “Evolution of Dance” në të cilën ai imiton pjesë nga “Th e Twist” e Chubby Checker, deri te “Hey Ya” të Outkast. Ky klip që atëherë është shikuar më shumë se 70 milion herë, duke demonstruar lehtësinë e qasjes në YouTube dhe mundësinë e tij të paprecedent për të krijuar një rrjet videosh në të cilin mund të shikosh nga pothuajse çdo vend që ka lidhje interneti.

Dita-D për çmendurinë iPhone

29 Qershor, 2007 Çmenduria për iPhone ishte qesharake, por blerësit qëndronin në rresht e nuk ankoheshin. Ndikimi i iPhone është zgjeruar në më shumë se 2 milion njerëz deri më tash. Falë suksesit të tij, ne mund të presim që të gjithë telefonat e ardhshëm të kenë ekran me rezolucion të lartë, të ndjeshëm në prekje, më pak butona dhe aplikacione sa më të ngjashme me PC.

Lajmet e fundit>