Lajmet

25 fjalëkalimet më të këqija të 2017, bie në sy “starwars”

Dec 20 2017
0 Shpërndarje
Ca njerëz të tjerë përdorin fjalëkalime pa lidhje por që kanë një rrjedhë kronologjike në tastierë. I tillë është “qazwsx 25 fjalëkalimet më të këqija të 2017, bie në sy “starwars”

Pasi analizoi 5 milion fjalëkalimet e vjedhura në 2017-ën, SplashData publikoi një listë me fjalëkalimet më të përdorura dhe si rezultat më të rrezikshme për tu përdorur.

“123456” dhe “password” mbeten dy fjalëkalimet më të përdorura ndërsa listës i është bashkuar një fjalëkalim i ri, “starwars.”

“Hakerët përdorin terma të njohura nga kultura pop dhe sporti për të aksesuar llogaritë online sepse e dinë sesa shumë njerëz i përdorin si mënyra më e lehtë për ti kujtuar.”

Ndryshimi i germës “o” me “0” mund tu duket një ide e mirë por sipas SplashData nuk është e tillë.

Kjo sepse në listën e fjalëkalimeve më të përdorura është edhe “passw0rd.” Sipas kompanisë të paktën 10% e njerëzve kanë përdorur të paktën njëherë një prej 25 fjalëkalimeve më të këqija të vitit ndërsa 3% e tyre kanë përdorur fjalëkalimin 123456.

“Football” është i vetmi fjalëkalim nga bota e sportit që hyn në listën e 25 fjalëkalimeve më të këqija.

Ca njerëz të tjerë përdorin fjalëkalime pa lidhje por që kanë një rrjedhë kronologjike në tastierë. I tillë është “qazwsx.”

Më poshtë keni listën me 25 fjalëkalimet më të këqija, andaj nëse keni përdorur një prej tyre është momenti ta ndryshoni. /PCWorld Albanian

  1. 123456
  2. password
  3. 12345678
  4. qwerty
  5. 12345
  6. 123456789
  7. letmein
  8. 1234567
  9. football
  10. iloveyou
  11. admin
  12. welcome
  13. monkey
  14. login
  15. abc123
  16. starwars
  17. 123123
  18. dragon
  19. passw0rd
  20. master
  21. hello
  22. freedom
  23. whatever
  24. qazwsx
  25. trustno1

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>