Analiza

25% preferojnë shfletim online me celularë

Jul 12 2011
0 Shpërndarje
25% preferojnë shfletim online me celularë

E përveç “gjërave online” përdoruesit po përdorin pajisjet e tyre edhe për shkarkim të aplikacioneve, për cicërima në Twitter, për Facebook, për check-in në Foursquare, etj.  

Në anketën e bërë nga Pew Research Center del se prej 2,277 të të rriturve të anketuar, 35% kanë deklaruar se kanë celularë të mençur, dhe 35% prej tyre ishin me bazë në Android,  24% me iPhone, dhe rreth 24% Blackerry.

Në bazë të anketës 25% e pronarëve të celularëve të mençur përdorin më shumë atë për shfletim online, ndërsa në rend të dytë për këtë gjë vije përdorimi i kompjuterit të shtëpisë, duke sugjeruar kështu se Amerikanë gradualisht po shënojnë rritje në aspektin e konsumimit të të dhënave mobile. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>