Vëzhgim

25 Produkte pa te cilat nuk mundemi

Aug 26 2008
0 Shpërndarje
25 Produkte  pa te cilat nuk mundemi

Belkin N1 Vision

Sigurisht, Belkin N1 Vision është ruteri më i shpejtë dhe më i besueshëm që deri më tash kam përdorur. Me porta gigabitshe të ethernetit dhe tri antena që shpërndajnë rrjetin Wi-Fi. Kënaqësia e vërtetë vjen kur fillon të lexosh statusin në LCD-në në pjesën e përparme të ruterit. Fushat, njësitë dhe grafi kët tregojnë sa shpejt jeni duke shkarkuar, saktësisht çka është e lidhur në rrjet dhe të dhëna për çdo kompjuter sa është duke thithur nga rrjeti. Për adhuruesit është një kënaqësi e ngjashme si të detyrosh veturën të shkojë përtej vijës së kuqe të shpejtësisë pa lëvizur fare nga karrigia. Për informacione shtesë, lexoni rishikimin tonë, i cili ka konstatuar se N1 Vision është pak më pak se perfekt, për shkak të disa lëshimeve të vogla në brezin 802.11n . find.pcworld.com/59748 —Christopher Null, kontribues

Skype

Mundësia e Skype për të bërë telefonata të lira dhe falas përmes internetit, është dhuratë që vazhdon të na japë, duke kursyer mijëra dollarë nga fatura e telefonit gjatë pesë viteve të fundit. Si gazetar që mbulon çështje ndërkombëtare, unë bëj telefonata në shtete të ndryshme, pothuaj çdo ditë për t’u lidhur me burimet e lajmit. Skype ofron çmime (dhe në disa raste, cilësi të zërit) që telefonat e zakonshëm nuk mund ta ofrojnë. Megjithatë, shërbimi vuan nga disa çështje stabiliteti dhe intervale boshe në bisedë. Kursimet në kosto që ofrohen e bëjnë vendimtar këtë shërbim, veçanërisht në llojin e punës sime. fi nd.pcworld.com/59758 —Agam Shah, kolumnist i Digital GearMicrosoft FolderShare Beta Edhe pse Microsoft e ka prezantuar FolderShare në vitin 2005, ky shërbim i Windows Live ende cilësohet si beta. Unë e përdor për të sinkronizuar dosjet në shumë PC.Kjo tingëllon si e lehtë ta bësh pa ndihmë, por në eksperiencën time, nuk është e lehtë. Pasi unë punoj në shtëpi, rreth 60 % të kohës e gjej vetën duke lëvizur dokumentet nga PC-ja në shtëpi në laptopin e punës dhe anasjelltas. Me Folder-Share, rregulloj një dosje të dizenjuar në të dy kompjuterët, ku dëshiroj që dokumentet automatikisht të sinkronizohen. Pasi të dy kompjuterët kanë lidhje internet, sinkronizimi është pothuajse i menjëhershëm. find.pcworld.com/59752 —Tom Mainelli, kolumnist i GeekTech


Laptopi im është një MacBook i Apple; telefoni im është një model HTC (i ngjajshëm me Tilt të AT&T) që punon në Windows Mobile 6. Në teori këtu ka një problem, pasi programi për sinkronizim i Microsoft është vetëm për Windows. Por Mac aktualisht punon mëmirë me Windows Mobile në krahasim me Windows Vista, duke falenderuar Mark/Space’s Th e Missing Sync for Windows Mobile. Sigurisht, unë e përdorkëtë vegël 40 dollarëshepër të shkëmbyer informacionete kalendarit dhekontaktet mes Pocket Outlookdhe iCal të OS X dheaplikacioneve Adress Book. Më së shumti jam i pushtuarme integrimin e The Mising Sync’s iTunes që lejon marrjen e play-listave të podcast dhe muzikës së pambrojtur në Windows Mobile, nga paisjet si iPod . find.pcworld.com/59751 —Harry McCracken, kryeredaktor

Fujitsu LifeBook P7010D

Që kur kam filluar të përdor këtë laptop ultraportativ me ekran të gjërë 10.6 inç, rreth dy vite më parë, e kam ditur se kam gjetur diçka që nuk mund të jetoj më pa të. Ishte hera e parë që mund të bëja gjithçka dëshiroja. Të bëj e të shoh DVD, të marr shënime, të editoj foto me rezolucion të lartë, të kopjoj dosje nga SD Card dhe CompactFlash media (pa lexues të jashtëm të skedave). Të gjitha në një laptop qëpeshon vetëm 1.360 gram. Për më shumë pesha e lehtë e bën kalimin përmes sigurimit të aeroportit shumë të lehtë. find.pcworld.com/44260 —Melissa J. Perenson, zëvendës redaktore e produkteve

Intuit Quicken Premier 2008

Intuit i Quicken megjithë dizajnin frustrues të vitit 1998, ky program më jep konforin që nuk do të jetoj në një kuti frigoriferi pesë vite pasi të përfundoj karrierën. Më pëlqen pasi që mund të shkarkoj automatikisht transaksionet; E urrej pasi që nuk mund të shkarkoj transaksionet nga disaorganizata apo për shumë lloje tëllogarive (për shembull, 403b plan dhe 529 plan). Por njëherë kur i kam vendosur ato transaksionet e vogla, unë vërtetë e di sa të holla marr – dhe sa duhet të shkoj më tutje. Për më shumë lexoni rishikimin tonë të Quicken Home & Business 2008, i cili është i ngjajshëm me versionin Premier por i cili ka shtesë mjetet për përcjelljen e biznesit . find.pcworld.com/58635 —Alan Staff ord, redaktor ekzekutiv

Siber Systems RoboForm

Duart poshtë, Siber System Robo Form që kushton 30 dollarë (unë përdor versionin 6.9.3) është vegla më e mirë për ruajtjen e identifi kimeve, fjalëkalimeve dhe shënimeve tjera kontaktuesepër internet. Ja pse. Jepni Robo-Form të gjitha ato informata thelbësore që mund të nevojiten për plotësimin e një formulari online, si emrin, adresën, numrat e telefonit dhe numrat e kartave të kreditit. Kur të klikoni Fill Forms, programi plotëson automatikisht formularët. Kliko faqe nga RoboForm Passcard, dhe RoboForm transporton shfl etuesin tuaj dhe identifi kohet nëse është e nevojshme. Ju duhet një fj alëkalim i fortë industrial? RoboForm do ta krijojë një për ju. Dhe mos u brengosni për sa i përket sigurisë. RoboForm vetvetiu është i mbrojtur me fj alëkalim . find.pcworld.com/47635 —Steve Bass, Hassle-Free PC dhe kolumnist i Ti ps&Tricks


Pasioni im për kopjen e brixhit (lojë me letra) më ka futur në internet heret. I jam bashkuar OKBridge, një komunitet online për brixh, në vitin 1992. OK Bridge ka përparuar nga një lojë e bazuar në tekst në Unix në një aplikacion Java i cili punon si në Windows dhe në Mac. Jam e lumtur të paguaj 100 dollarë në vit për të luajtur këtë lojë me njerëz si Warren Buff et dhe profesionistë të brixhit nga e gjithë bota. Marr pjesë në turne online dhe të lexoj artikuj nga kolumnistë të njohur të brixhit. Mund të luani brixh edhe dikë tjetër në internet, por OKBridge mbetet implementimi më i mirë, me një komunitet të mirë. www.okbridge.com —Yardena Arar, redaktor i vjetër

SearchAllDeals.com

Unë jam manjak për të bërë pazar për teknologji dhe një nga mënyrat e mia të preferuara për të gjetur zbritjet më të fundit të çmimeve, është përdorimi i faqeve që gjejnë çmimet më të lira siç është SearchAllDeals.com. Kjo faqe kërkon mes shërbimeve tjera të kuponave dhe “pazarit”, duke përfshirë Ben’s Bargains, FatWallet, Slick- Deals, DealCatcher, DealNews, TechBargains dhe të tjera, për të gjetur okazione të mira me një kërkim tëthjeshtë. Tanimë kjo është blerje me një ndalje! find.pcworld.com/59759 —Danny Allen, bashkë redaktues

Microsoft Word 2003

Word ka qenë qendra e jetës sime profesionale për disa vite, kryesisht sepse ende nuk e kam gjetur një tjetër procesues teksti, që ka një kontur kaq të mirë. Konturi i Word është i bazuar në hierarkinë e stilit të tekstit, kështu që kthimi i një konturi në një artikull apo riorganizimi i një artikulli sikur të ishte një kontur është i lehtë. Nuk kam qenë gjithmonë i kënaqur me përmirësimet e Word, sidoqoft ende më mungon Word95 me gjuhën e tij programuese fantastike, Word Basic macro. Nuk jam i kënaqur as me ndryshimet në pamjen e Word 2007. Jamkthyer mbrapsht në Office 2003. Më mirë kjo se sa të rri e të mësoj një mënyrë të re të përdorimit të programit tim kryesor.find.pcworld.com/59753 —Lincoln Spector, Answer Line kolumnist

Apple iPod

Çdokush që përdor transportin publik pajtohet se iPod është një domosdoshmëri. iPod im me 80GB me video, të cilin e kam emëruar “Ducky” më ndihmon të mos ve re foshnjat që qajnë, blerësit e tejeksituar, adoleshentët e zhurmshëm dhe abuzuesit e papenduar të telefonave, në autobusët e shumtë të qytetit. Mes më shumë se 10.000këngëve, videove dhe podcast në spanjisht që kam ngarkuar te Ducky, jam i sigurt se rrugës për në shtëpi do të dëgjoj muzikën që më pëlqen. Mundësia e përzierjes së këngëve më shpëton nga krijimi i CD-ve mikse, pasi iPod është i gjithanshëm për të gjithë shokët e mi. Kurrë nuk kam pasur problem të gjej një vend ku ta lidhi një iPod për party të improvizuara në prezencë të adhuruesve . find.pcworld.com/59747 —Amber Bouman, On Your Side kolumnist

Microsoft Virtual PC 2007

Nuk ka rrugë më të sigurt për të sërfuar në internet apo për të provuar një program të ri (duke përfshirë edhe sistemet operative), se sa një makinë virtuale, që është një emulator i PC, që punon brenda një dritareje. Shkarkoni Virtual PC 2007 falas nga Microsoft apo VMware Server, i cili po ashtu është free. Instaloni VM host, konfi guroni makinën tuaj virtuale dhe pastaj instaloni një sistem operativ. Me WM që punon në kompjuter, sistemi im kryesor është i sigurt, nëse një virus sulmon apo nëse nuk më pëlqen programi i instaluar që e kam instaluar në VM, thjesht e mbyll pa e ruajtur dhe programet e padëshiruara do të zhduken herën tjetër që startoj kompjuterin. find.pcworld.com/59761—Jon L. Jacobi, kontribuesLexmark Z1420“A mund ta printosh këtë për mua?”Kjo pyetje më ka lodhur sepse do të thotë se duhet të lidh laptopin tim wireless me një printer USB. Shpëtimtari im është Lexmark Z1420, printer i bazuar në Wi-Fi, të cilin e kam blerë në kulmin e lodhjes, pas kërkimit të kabllit USB, të printerit të vjetër. Z1420 është një model thuajse demode, por kush mërzitet. Unë mund ta përdor me të gjithë kompjuterët e pajisur me Wi-Fi. Tani, kur më duhet të printoj diçka, mund të ndjej efektin e plotë të lirisë pa tela . find.pcworld.com/57918 —Mike Barton, zëvendës redaktor


Mes DVR, DVD player, kompletit TV, CD, Xbox 360, Mac Mini dhe marrësve të lidhur me to, tavolina ime do të fundosej nga telepilotët po të mos ishte Harmony 670.Telepilotët universalë të Logitech nuk zëvendësojnë vetëm telekomandat që vijnë me pajisjet A/V, por shkojnë edhe më tutje. Shtyp butonin Shiko Filmin e Harmony dhe pajisja e caktuar ndizet, kalo në të dhënat e drejta dhe fillo të shikosh. Duhet të bëhen disa konfigurime (duhet të instaloni një aplikacion në PC tuaj dhe t’i tregoni telekomandës cilët komponentë keni dhe si janë të lidhur ata), por nëse Harmonyrregullohet njëherë nuk do t’ju duhet më pulti i vjetër. Kjo është mënyra se si telekomandat duhet të punojnë. find.pcworld.com/59762 —Eric Dahl, zëvendës editor

M-Audio MicroTrack 24/96 dhe Audacity

OK, këto janë dy produkte, por ato shkojnë së bashku. M-Audio Micro Track është një regjistrues dixhital portativ, që regjistron zërat në mënyrë të përsosur dhe i ruan në formatin wav apo MP3. E kam blerë për të krijuar podcast, gjë që ende nuk e kam mësuar, por është ideal për regjistrimin e intervistave telefonike, takimeve dhe diçka të ngjashme. Mund t’i dëgjoj regjistrimet e mia në M-Audio ose në iPod.Audicity është audio soft ware falas, që i mundëson fillestarëve të audios, si unë, të editojë regjistrimet e tyre lehtësisht. find.pcworld.com/59750 (për M-Audio MicroTrack 24/96) dhe find.pcworld.com/59847 (për Audacity) —James A. Martin, Mobile Computing Kolumnist

My Yahoo

Unë e përdor My Yahoo për të mbajtur blog dhe faqe të lajmeve. Rishikoj llogarinë në Yahoo Mail, mësoj rreth fi lmave të rinj DVD, jargavitem me recetat e fundit të Epicure dhe shoh me lakmi udhëtuesit që postojnë foto në Flickr. Këto janë të gjitha modulet që mund t’i lëviz rreth faqes, mbi një prapavijë të zgjedhjes time. Njerëzit e tjerë mund të preferojnë shërbimet rivale si iGoogle apo NetVibes, por unë përdor MyYahoo për të sjellë pak gëzim në ditën time të punës. find.pcworld.com/59755 —Narasu Rebbapragada, redaktor i vjetër

Palm Centro

Nëse e keni përdorur PalmOs për vite e dini se askush kurrë nuk ka konstruktuar një dizajn të PDA aq të përshtatshëm për përdoruesin për opsionet e kalendarit, kontakteve dhe shënimeve. Përzierja e Sistemit Operativ me telefonin, që ka një shfl etues të përshtatshëm interneti, një program për e-mail dhe mjedis të hapur për zhvillim, krijon një kombinim të përsosur. Aplikacionet e dorës së tretë janë legjionare; përdor SSH (Secure Shell) për t’u lidhur me PC-në në shtëpi, gjithë kohën dhe një player muzikor falas për të gjithë dokumentet e mi të Ogg Vorbis dhe MP3. Gjithashtu mund të dëgjoj radio në internet. Kam pasur një Treo 600 dhe pastaj një 700p për disa vite, por ata ishin të ndërtuar si tanke. Centro është shumë i përshtatshëm për xhepin tim dhe më bën të shpresoj se Palm është prijës në një epokë të rilindjes, kur premtohet një Sistem Operativ i ri. find.pcworld.com/59131 —Matthew Newton, Free Agent kolumnist

OpenOffice 2.3

Është vështirë mos ta duash kompletin e Office që i bën të gjitha dhe më kushton saktësisht 0 dollarë. Nuk ështëthjesht se jam koprrac (edhe pse jam) apo pse urrej Microsoft(e urrej), por Open Office thjesht punon. Ka mundësinë hapjes së dokumenteve me lehtësi të Word, Excel dhe Power Point me integrim të padukshëm. Kur jam në Writer, mund të hap një dokument me tabelë apo prezantim me disa klikime, duke mos thithur gjysmën e memories së kompjuterit, apo mos e prishur PC-në time. OpenOffice sigurisht nuk është perfekt. Për t’ia dërguar një dokument një jopëdoruesi të OpenOffice, më duhet ta konvertoj në diçka të përshtatme për Microsoft . Kompleti ka disa zile dhe fi shkëllima gjithashtu. Por nëse do të kisha dashur zile dhe fishkëllima do t’i blija vetes një tren lodër. find.pcworld.com/47560 —Dan Tynan, Gadget Freak kolumnist

SATA HDD Stage Rack(3.5-Inç)

Kjo pajisje e vogël dhe e fshehtë, është një stacion mbushës i jashtëm me lidhje USB, që pranon harddisqe të zakonshme SATA 3.5 inç. Më ndihmon të lëviz të dhëna në një kompjuter të ri dhe i kthen disqet e papërdorura në disqe rezervë, apo floppy 100 GB. Kjo pajisje ka sjellë një jetë të re për disqet e mia të vjetra, të cilët ishin mbushur vetëm me pluhur në dollapë . find.pcworld.com/59757 —Dave Johnson, Digital Focus kolumnist

SiteAdvisor

Kur përdor një PC të panjohur dhe marr rezultate të cilat nuk kanë ikonën e sigurisë me ngjyra të SiteAdvisory, ndihem sikur po ngec në një territor të pasigurt. Vegla e tmerrshme falas nga McAfee për Firefox dhe Internet Explorer shton një ikonë të vogël me ngjyra, afër rezultateve nga Google, Yahoo apo MSN, për të treguar nëse faqja është e pasigurt. Për më tepër, ky program jep detaje të plota pse një faqe konkrete ka marrë klasifi kimin e caktuar. Sigurisht që nukofron siguri absolutisht të pakalueshme, por nuk do të dëshiroja tëjetoja pa të. Versioni Plus, i cili kushton 20 dollarë ofron mundësi ekstra, siç është bllokimi i faqeve. /find.pcworld.com/54204 —Erik Larkin, Privacy Watch kolumnist


Do të mund të jetoja pa shërbimin broadband pa tela 60 dollarësh Verizon nëse nuk do të kisha një udhëtim tri orësh çdo ditë. Pasi nuk dëshiroj të zhvendosem, më duhet të udhëtoj me traget (meqë ra fj ala; nuk shkruaj kur vozis!). Në ujë, shpejtësia nuk është gjithmonë si premton Verizon (600kbps deri në 1.4mbps për download), por ende ështëmjaft shpejt për t’u marrë me e-mail, kërkimenë Web dhe lajme. E tëra kjo më ndihmon të harroj udhëtimin shkatërrues . find.pcworld.com/59760 —Edward N. Albro, redaktor

(Asgjë)

Kurrë nuk kam takuar një produkt pa të cilin nuk mund të rrija dhe kjo është mënyra që duhet të jetë. Sendi që më është afruar më afër të jetë i domosdoshëm ishte menaxhuesi i informatave personale të Microsoft Outlook, por gjërat negative të Outlook (dokumentet e fryrë .pst, përdorimi i tepërt i memories dhe mundësia e limituar për të eksportuar shënimet), më ka shtyrë të gjej alternativa tjera. Për momentin, jam duke përdorur Gmail dhe Google Calendar, megjithëse mund t’i ndërroj. Qëllimi është të mos të bëhemi të varur nga teknologjia apo formatet e dokumenteve, që të mbyllin brenda një produkti të caktuar. Shmangja e këtyre lidhjeve të forta i jep mundësi konsumatorëve të gjejnë zgjedhje më të mira dhe më të lira . —Scott Spanbauer, redaktor kontribues

Lajmet e fundit>