Ja se si

25 Pyetje, 25 Përgjegje

Aug 26 2008
0 Shpërndarje
25 Pyetje, 25 Përgjegje

Si ta bëni Windows Vista më pak të bezdisshme? Si të ruani të dhënat lehtësisht? Si të ruani fotografi të e shtrenjta nga HDTV? Ne kemi zgjidhje për këto dhe 22 pikëpyetje tjera të zakonshme të teknologjisë.

MËNYRA se si gjejmë përgjigjet po ndryshon. Në të kaluarën, përgjigjet janë shfaqur në formë të mesazheve personale nga redaktori në kolonën time, AnswerLine. Por rrjeti na lejon që t’ju ftojmë në bisedim. Ne i kemi vendosur 25 pyetjet, me përgjigjet në komunitetin wiki të PCWorld.com. Tashmë kam pranuar disa reagime të mira nga anëtarët e komunitetit. Dëshironi t’i bashkëngjiteni diskutimeve? Shkoni në forums.pcworld.com. Ju do të gjeni dokumente të dedikuara për secilën pyetje.

A Ka Ndonjë të Keqe Nëse Përdori Programe të Sigurisë Falas?

Po, por nuk është aq problematike sa që t’i bëjë programet falas të sigurisë të papranueshëm. Veç humbni komoditetin që ju ofron një komplet i programeve që kryen të gjitha punët e sigurisë. Kompanitë që nuk ju tarifojnë, shumë rrallë ofrojnë përkrahje teknike të mirë. Shpesh kjo ndodh dhe me kompanitë që ju tarifojnë. Në fakt shumë lexues kanë raportuar se disa programe të sigurisë kanë disa pështjellime në faturim. Gjithashtu, herën e kaluar, kur PC World ka kontrolluar luft uesit e spyware (për të shikuar raportin e plotë shkoni në find.pcworld.com/59713) programet që shpërndahen falas kanë treguar një performancë të dobët. Ende nëse dini se çka po bëni, një kombinim i firewall nga Comodo(find.pcworld.com/59714) antivirusi falas iAVG (find.pcworld.com/59715) dhe Spyware Blaster (find.pcworld.com/59716) me siguri do t’ju mbajnë të sigurt. Jo të gjithë programet falas të sigurisë mund të jenë të besueshëm. Disa janë mashtrime dhe përmbajnë programe keqbërëse brenda programit. Kështu që mos përdorni një të tillë, përveç rasteve kur keni dëgjuar fjalë të mira për të nga burime të besueshme.Për një burim të tillë të sigurt, konsultoni artikullin e Preston Gralla “15 Programet të Mrekullueshme Falas tëSigurisë” (find.pcworld.com/59717).

Si ta Bëj UAC të Vista Më Pak të Bezdishëm?

Shumë përdorues të Windows Vista e urrejnë Kontrollin e Qasjes së Përdoruesve (User Acount Control-UAC), njësistem i sigurisë i cili shfaq një njoftim çdo herë kur ata dëshirojnë të bëjnë diçka aq serioze, si instalimi i një programi apo ndonjë gjë të parrezikshme, si ndërrimi i orës së sistemit. Fatmirësisht, një program falas i quajtur TweakUAC mund ta ç’kyçë UAC për përdoruesit Administrator, por duke e lënë aktiv për gjithë të tjerët. Vetëm hapni programin (të cilin mund ta merrni nga find.pcworld.com/59829), zgjidhni Switch UAC to the quite mode, dhe klikoni OK. Por kjo përshtatshmëri i ka edhe rreziqet e veta. Vista i sheh këto ndryshime si probleme dhe për atë arsye ju njoft on. Sigurisht, ose do t’i çkyçni paralajmërimet ose do të mësoni t’i injoroni, por sidoqoft ë rrezikoni të mos vëreni paralajmërimet e rëndësishme të sigurisë. Tjetër opsion: Nëse përdorni Vista Pro apo Ultra, mund të rregulloni tiparet e UAC. Zgjidhni Start, shkruani secpol.msc, dhe shtypni Enter. Shkoni tek tabela në të majtë tek Local Security Settings•Local Policies•Security Options, dhe shkoni në fund të tabelës në anën e djathtë, për disa opsione të Kontrolli të Llogarive të Përdoruesve. Eksperimentoni me to derisa të gjeni diçka që do t’ju pëlqejë.


Microsoft e ka dizenjuar rrjetin e Vista që të jetë i sigurt dhe i thjeshtë. Kjo është ajo që kanë dashur. Disa probleme të lidhjes janë specifi ke te Vista, ndërsa disa të tjera kanë ekzistuar para saj dhe do vazhdojnë të ekzistojnë. Për të eliminuar problemet e këtij lloji, lexoni “Çfarë të bëni kur PC-të në rrjet nuk shohin njëri-tjetrin sy më sy” (find.pcworld.com/59718). Nëse ky artikull nuk jua zgjidh problemin, atëherë problemi qëndron në mënyrën si ndani dosjet e kompjuterit. Opsioni i paracaktuar te Vista lejon ti ndani dosjet vetëm me veten tuaj. Klikoni me tastin e djathtë në dosjen që dëshironi të ndani dhe zgjidhni Share. Nëse Vista përgjigjet me mesazhin “This folder isalready shared” klikoni Change sharing permissions. Në kutinë e dialogut që hapet për File Sharing, shkruani everyone në fushën e paemëruar, afër butonit Add dhe shtypni Enter. Fjala “Everyone” do të shfaqet në listën e personave me të cilët mund të ndani dosjen. Në anën e djathtë të kutisë dialoguese, zgjidhni shkallën e autorizimit që do t’i caktoni personave, me të cilët ndani të dhënat. Klikoni Share për të mbyllur këtë dritare, e cila mund të marrë pak kohë derisa të plotësojë kërkesën tuaj.

A Është “Djegja e Imazhit” Problem i Vërtetë i TV-ve?

Po është, veçanërisht për ekranet plasma dhe CRT. Një fotografi statike, e cila qëndron gjatë në ekran, mund të digjet në fosforin e ekranit dhe të mbetet aty përgjithmonë. Dhe nëse një pjesë e ekranit nuk shfrytëzohet për një kohë të gjatë, për shembull nëse shikoni programe televizive në modelin “normal” (proporcioni 4:3), vijat e zeza që televizioni juaj përdor për të kornizuar fotografi në bëhen pjesë të përhershme të televizorit tuaj. Nëse keni një TV plasma, do të ishte mirë të kufi zoni kohën që harxhoni duke parë stacione televizive me logo të përhershme, shirita të ndryshëm, apo shikimi në formën 4:3. Kjo ndodh më shpesh gjatë muajve të parë, sepse sa më i vjetër që bëhet televizori, aq më vështirë është që të pësojë djegie. Nëse i pëlqeni shfaqjet e vjetra apo filmat e krijuar para viteve 1950 dhe dëshironi t’i shikoni programet se si janë krijuar, atëherë ndoshta do të ishte më mirë që të mos blini një plasma. Për më shumë informacione secilat forma të pamjes duhet të përdorni për të shmangur djegien, lexoni artikullin e Becky Waring “Si të nxirrni maksimumin nga HDTV” (find.pcworld.com/59830) LCD-të nuk janë aq të prekur nga ky problem, ashtu si plazmat, por edhe te LCD-të mund të ndodhë. Di një shembull kur një televizor i ri LCD është dëmtuar përgjithmonë nga shikimi i gjatë (rreth 6 orë në ditë) në formën 4:3. Sigurisht, pasi nuk kanë fosfor, ekranet LCD nuk mund të pësojnë një djegie të vërtetë. Mund ta quani si “ruajtje e fotografi së”, por në fakt procesi është i njëjtë. Me secilën prej këtyre teknologjive, ulja e kontrastit dhe shkëlqimit përmirëson gjasat për t’iu shmangurdëmtimit. Me sa e di unë, modelet DLP nuk vuajnë nga problemi i “ruajtjes së fotografi së”.

A Shkakton Ende Problem Moszbrazja e Plotë e Baterisë Para se të Rimbushet?

Jo. Vetëm bateritë me nikel-kandium kanë pasur “efektin memorie” të panevojshëm. Në fakt, bateritë e sotme litium-hekur kanë problem të kundërt: zbrazja e plotë e baterisë mund t’ia shkurtojë jetën. Kështu që shmangni përvojat kur bateria zbret më poshtë se 10 për qind. Nxehtësia ndikon gjithashtu te bateritë litium-hekur. Bateria e laptopit do të rrojë më shumë nëse e largoni kur punoni për periudha të gjata me energji nga rrjeti. Por, çfarëdo të bëni, vetëm sa shtyni të pashmangshmen. Këto bateri fillojnë të dobësohen edhe në fabrikë. Ndonjëherë shkatërrohen edhe nëse kurrë nuk mbushen me energji. Kështu që mos harroni të blini një bateri rezervë si mbrojtje ndaj ditës kur ajo që jeni duke përdorur të vdesë.


Si përgjigje për pyetjen e mësipërme do të thoshim se të dhënat mund ti ruani nëpërmjet internetit, sepse juofron një ruajtje që nuk duket, si dhe një ndarje fizike. Shërbimi më i lehtë që di unë, për ruajtjen e të dhënave, është MozyHome (mozy.com/home). Pasi ta rregulloni dhe konfi guroni, ky program, në mënyrë të qetë, ruan dokumentet në prapavijë kur jeni duke punuar. Ruajtja (backup) e parë mund të zgjasë disa ditë (nuk pyetët për mënyrën më të shpejtë), por, më vonë, shumë rrallë do ta vëreni. Ruajtja e palimituar (për një PC) kushton vetëm 5 dollarë në muaj.

Të Skanoj Nga Shtypi apo Nga negativi?

Në teori, duhet të përdorni negativin. Ai është versioni më i mirë i fotografi së. Në realitet, sidoqoft ë, jo të gjithë skanerët përkrahin transparencën (negativët dhe filmat). Disa prej tyre, për shembull Epson 2480, nuk prodhon një fotografi të kënaqshme në këtë mënyrë. Gjithashtu, nëse do të skanoni vetëm disa sekuenca dhe jo gjithë fi lmin, do ta keni më të lehtë të identifi koni ato që dëshironi nga fotografi të e shtypura në krahasim me negativët. Nëse skanoni nga negativët, përdorni rezolucionin 2000 pika për inç, apo më të mirë. Negativi përmban më shumë informata se sa fotoja e printuar, por i paketon informacionet në hapësirashumë më të vogla.

Cila Është Mënyra më e Mirë për të Krijuar një Fjalëkalim të Fortë?

Asnjë mbrojtje nuk është e sigurt, nëse fj alëkalimi që përdorni është i lehtë për t’u qëlluar. Ditëve të sotme, çdo fjalë në fjalor bën pjesë në këtë kategori, siçbëjnë pjesë edhe emrat e fëmijëve tuaj. Kështu që përdorni rreshta të gjatë të shkronjave dhe numrave të përzier. Krijoni një formulë që mbahet mend lehtë, por që është e pamundur të zbulohet, duke përdorur emra të familjarëve,ditëlindjet dhe fj alë që mbani nëmend. Për shembull, mund të përdorniemrin e fëmijës suaj të gërmëzuarmbrapsht, me çdo të tretën shkronjë të madhe, të pasuar nga ditëlindja juaj, por kjo formulë mund të jetë e pasigurt. Kështu që krijoni formulën tuaj. Më shumë rreth kësaj teme, lexoni në forumin tonë, “Si të krijoni një fjalëkalim të fortë?” (find.pcworld.com/59719). Nuk duhet të vareni në një fjalëkalim të vetëm. Përdorni fjalëkalime të ndryshme për faqe dhe llogari bankare të ndryshme. Shkruani fjalëkalimet tuaja apo më mirë formulat për t’i koduar në një kartvizitë, të cilën e mbani në kuletë, në rast se i harroni fjalëkalimet. Merrni Password Safe, një menaxher me kod të hapur, nga find.pcworld.com/59831. Pastaj do të duhet të mbani mend vetëm fj alëkalimin.

Si Mund ta Dërgoj Sinjalin Wi-Fi në Skajin Tjetër të Shtëpisë?

Kam shumë zgjedhje të mundshme për këtë problem, por nuk garantoj. E para, provoni të zhvendosni routerin.Sa më lart ta vendosni është më mirë. Mbajeni larg telefonave pa tela, furrave me mikrovalë, larësve, tharësve dhe koleksioneve të mëdha të CD-ve. Nëse kjo mënyrë nuk ndihmon, merrni parasysh blerjen e njërit prej këtyre artikujve: Antenë të madhe të jashtme: Këto janë shumë të lehta për t’u instaluar de vënë në funksion. Zmadhues i hapësirës vepruese: Këta mund të jenë të lodhshëm për t’u rregulluar. Duhet ta lidhni atë në PC-në tuaj, që të mund të rregulloni tiparet e mërzitshme të Wi-Fi. Pastaj, duhet të gjeni një vendndodhje të mirë, larg hapësirës vepruese të ruterit tuaj dhe ta lidhni me rrjetin elektrik. Një Router 802.11n: Instalimi i këtij routeri e ka zgjidhur problemin tim edhe pse nuk kam asnjë PC të pajisur me 802.11n në shtëpi.


Jo, nuk ju duhet. Tani për tani jo. Dhe me sa duket, për një kohë të gjatë nuk do t’ju duhet. Një CPU 64-bit ka dy fuqi. Mund të përdorni aplikacionet 64-bit dhe mund të përballojë më shumë se 4GB RAM. Sigurisht, një sistem 64-bitësh nuk do të punojë, vetëm nëse keni edhe sistemin operativ 64-bit, si Vista 64-bit. Në një të ardhme të pacaktuar, aplikacionet 64-bitëshe do të punojnë më shpejtë se kundërshtarët e tyre 32-bitësh, së paku për punë të rënda të CPU-së, si për shembull video editimi. Fatmirësisht, versioni 64-bitësh i XP-së dhe Vista përkrahin programet 32-bitësh gjithashtu. Më shumë RAM përmirëson paraqitjen, por nuk kemi arritur ende në atë pikë kur na duhen më shumë se 4 GB. Pa dyshim që ju duhet më shumë, por do t’ju duhet tërësisht një kompjuter i ri deri atëherë. Përfundimisht, Vista 64-bit ka më shumë probleme përshtatshmërie në krahasim me Vista 32-bit, duke filluar me faktin se nuk do të lejojë përdorimin e programeve 16-bit të Windows apo DOS-it. Dhe pasi vjen me versionin 64-bit të Windows Explorer, shtesat standarde të Explorer nuk do të punojnë. Pritni disa vite. Ndoshta 64-bit do të kthehet në një zgjedhje inteligjente.

Pse të Blej një Desktop në Vend të Laptopit?

Nëse nuk ju duhet lëvizshmëria e laptopit, një numër i madh faktorësh të ndryshëm e favorizojnë desktopin. Çmim më i mirë, fuqia më e madhe: Mund të blini një laptop të lirë, por mund të blini edhe një desktop të lirë. Sa për informacion, desktopi i lirë ka fuqinë e laptopit të shtrenjtë. Shpenzimet e lira të mirëmbajtjes: Ngaqë janë krijuar nga pjesë jo të integruara, desktopët janë më të lirë për t’u përmirësuar dhe riparuar. Ata janë më pak të ekspozuar ndaj riparimeve. Askush deri më tani nuk e ka harruar kompjuterin desktop në makinë dhe ta ngasë duke harruar që e ka vendosur aty, siç mund të ndodhë me laptopin. Është më e vështirë të vidhen: Desktopët nuk zhduken gjatë një vizite në tualet, apo një gjumi të shkurtër në aeroport. Më ergonomik: Nuk mund të keni qëndrim të mirë të trupit nëse tastiera dhe monitori juaj janë afër vetëm disa centimetra mes tyre, edhe pse mund ta zgjidhni këtë problem duke lidhur një tastierë dhe maus me kabëll te laptopi. Nga ana tjetër, laptopët përdorin më pak energji elektrike dhe zënë më pak vend.

Si Mund ta Rregulloj PC-në që Të Ndizet në Kohën e Caktuar?

Nëse mund ta rregulloni kompjuterin që të ndizet në kohë të caktuar, ju mund ta fikni në fund të ditës së punësdhe pastaj të ktheheni mëngjesin tjetër në një PC të freskët, apo edhe më mirë në një PC të freskët, i cili sapo ka përfunduar një skanim për virus. Programi i instaluar në kompjuter mund t’ju mundësojë programimin e ndezjes së tij. Për të zbuluar këtë, ndizni kompjuterin dhe shikoni ekranin. Para se të fillojë Windows, një mesazh do t’ju tregojë se cilën pullë të shtypni për të hyr në Setup. Kur të hapet programi, kërkoni nëpër menu për të gjetur opsionin e përmendur. Nëse nuk ekziston ky opsion, merrni parasysh përdorimin e veglës së Windowsi, Schedule Task për të rregulluar VETËM PYES. . . një zgjim të rregullt për sistemin tuaj. Ky program mundëson zgjimin e sistemit nga gjendja hibernation apo standby (sleep në Vista), por jo nëse kompjuteri është fikur totalisht. Ju do ta gjeni Task Scheduler në nënmenynë System Tools të Start. Për të shkuar atje zgjidhni, All Programs•Accessories•S ystemTools. Krijimi i një detyre të re është i lehtë dhe i dukshëm. Për të “zgjuar” kompjuterin zgjidhni Wake the computer to run this task. Në XP, ky opsion gjendet në pullën Settings tek dritarja Properties. Tek Vista, kjo komandë gjendet tek pulla Conditions. Scheduled Task nuk do të punojë në XP, vetëm nëse keni një fjalëkalim.

Kush Janë Cilësitë më të Rëndësishme në Një Aparat Dixhital?

Duke supozuar se ju nuk jeni një fotograf profesionist, merrni parasysh këto gjëra kryesore: Rezolucioni: Sa më shumë më mirë, por mos u lidhni me të. Një fotografi 4-megapikselëshe krijon fotografi të printuara, të shkëlqyera, edhe pse nuk lejonshumë fleksibilitet për të krijuar foto të mira, nëse ato shkurtohen. Zmadhimi optik: “Zmadhimi dixhital” është një term që përdoret më shumë për të zëvendësuar termin “nuk ka zmadhues”Përmasat e duhura: A ju përshtatet mirë në dorë dhe xhep? A i ka pullat mjaft të mëdha, që të mund t’i përdorni me lehtësi? A është LCD mjaft i madh?


Ndoshta pse e keni shkruar gabimisht Viagra. Seriozisht, disa kontrollues të drejtshkrimit bëhen të dyshimtë kur gjejnë fjalë “të lezetshme” apo shkronja jo të zakonshme, kështu që më së miri është t’i shmangeni atyre. Nëse keni mundësi, përdorni serverët e domainit tuaj për të dërguar e-mail. Një server emri i të cilit nuk përshtatet me domainin tuaj ngrit një flamur të kuq, përveç nëse nuk është ndonjë i njohur si Gmail apo Yahoo. Gjithashtu shmangni përdorimin e linqeve për imazhe në Web. Dhe vizitoni Robtex (www.robtex.com) për të shikuar nëse IP e juaj është në listë të zezë. Kjo i ndodhë, edhe të pafajshmëve .

A Është i Sigurt Overclock i CPU-së?

Përveçse kur dini se çfarë jeni duke bërë, “jo”. CPU-ja është vendosur në një shpejtësi të caktuar për një arsye. Tejkalimi i nxehtësisë të gjeneruar nga një CPU overclock, mund të zvogëlojë stabilitetin e PC-së tuaj dhe të shkurtojë jetën e CPU-së, të dëmtojë pjesët e tjera dhe paraqet gabime në të dhënat. Ju mund të ndaloni problemin enxehtësisë me ft ohës më të mëdhenj dhe më të mirë, por, përsëri, duhet të dini se çfarë po bëni. Nëse, gjithsesi, dëshironi të rrezikoni, së pari lexoni artikullin e Kirk Steer “Th e Cheapskate’s Guide to Supercharging Your PC” (find.pcworld.com/59720).

A Duhet ta Fik PC-në Gjatë Natës?

Nëse e lini PC-në ndezur, kjo lejon sistemin të skanojë viruset dhe të ruajë shënimet gjatë kohës që ju flini. Kështu mund t’i shpëtoni pritjes gjatë startimit të kompjuterit në mëngjes. Por, nëse e fi kni kompjuterin, kjo do të kursej energji elektrike. Për më shumë, Windows ka prirje të krijojë mbeturina dhe probleme gjatë kohës që punon, por një start i freskët çdo ditë i mban problemet larg. Duhet të jeni të vetëdijshëm se ka zgjidhje. Një nga zgjidhjet është vendosja e kompjuterit në opsionin hibernate, e cila nuk do t’i largojë mbeturinat, por nuk harxhon energji,njësoj sikur të fiknit kompjuterin. Një mundësi tjetër është të vendosni PC-në në gjumë (e njohur si Standby), e cila ruan energjinë, por jo aq shumë sa hibernation. Kështu mund ta zgjoni shumë shpejt kompjuterin. Nëse përdorni opsionin sleep apo hibernate, mund të lëshoni në punë programet për mirëmbajtje gjatë natës. Për më shumë detaje shikoni artikullin “Si mund ta rregulloj PC-në që të ndizet në kohën e caktuar?”.

A mund të Bëj Boot nga USB?

Disqet USB flash drive janë alternativa të mira për tu përdorur si boot disk, ashtu si dhe CD-të dhe DVD-të e shkrueshme. Instaloni një SO (sistemoperativ) Linux në një flash drive dhe nuk do ju duhet të merreni me opsionet e harddisqeve dual-boot. Kjo është plotësisht e mundur të bëhet. Shumica e PC-ve moderne, kanë opsionin e USB boot. Ju duhet të shkoni në dritaren ku konfi gurohet hardware për ta zbuluar nëse sistemi juaj lejon boot nga një paisje USB. Kur të bëni boot, shikoni për një mesazh i cili ju udhëzon se si të hyni në konfigurimin e kompjuterit. Kur të jeni në Setup, gjeni menynë për Boot dhe pastaj opsionin USB në atë menu. Do t’ju duhet të aktivizoni boot from USB dhe ta vendosni para harddisqeve në radhitjen e paisjeve që përdoren përboot. Çilat sisteme operative mund ti bëni boot nga një USB disk? Windows XP dhe Vista, jo, sepse punojnë vetëm nga disqet të brendëshme. Por DOS, Windows PE, programet që janë krijuar rreth Windows PE dhe disa pjesë të Linux do të bëhen boot nga një pajisje USB


Kam marr një vendim! Nuk do të blej muzikë të asnjë lloji që limiton se në cilat pajisje mund ta dëgjoj. Gjithashtu nuk do të blej muzikë nga shitoret online që kërkojnë instalimin e një soft ware në PC-në time. Mbajtja e këtij premtimi është mëse e lehtë, duke falënderuar faqet si Amazon, Audio Luncbox,dhe eClassical. Amazon.com: Shitësi më i madh që ofron këngë të reja nga artistë të mëdhenj. Meqë jam duke shkruar duhet të them se Sony BMG është studioja e vetme muzikore që po luft on për lëvizjen pa-DRM. Amazon ofron një numër të madhartistësh, si të njohur ashtu edhe tëpanjohur. Amazon kërkon të instaloni një download manager, por nuk insiston që gjithsesi ta instaloni. Bezdisjet? Çdo zgjedhje llogaritet si një blerje e veçantë, kështu që nëse blini dhjetë këngë të ndryshme ju duhet të plotësoni formularin për blerje dhjetë herë. Audio Lunchbox (audiolunchbox.com): Kjo faqe drejtohet më shumë për nga artistët më pak të njohur, të cilët kanë nevojë për një audiencë më të gjerë. Por ka edhe emra të vjetër të njohur si Louis Armstrong, Frank Sinatra dhe Jimi Hendrix. Çmimet për një këngë apo album janë më të larta se tek Amazon, por shërbimet me parapagim mund t’ju kursejnë nëse blini shumë këngë. Bezdisjet? Nuk mund të merrni asnjë këngë pa ju treguar se sa më mirë do të ishte po të blinit me parapagim. Opsionet për Klasike: Nëse jeni nga ata njerëz që ju pëlqen klasikja, keni dy faqe speciale. eClassical (eclassical.com) ofron një koleksion të madh regjistrimesh të respektuara dhe të çuditshme, me çmime të arsyeshme. Kompleti i Brandenburg Concertos përvetëm 6 dollarë. Por për adhuruesit tjerë, e nderuara Deutsche Grammophon (deutschegramaphon.com) tani shet regjistrimet e veta mahnitëse online me një transferoë prej 320-mps për MP3. Zgjedhjet nuk janë edhe aq të lira dhe këngët mund të kushtojnë më shtrenjtë se 2 dollarë për secilën, por kjo është Deutsche Grammophon. (Një sekret: Unë jam i martuar me një muzikante profesioniste dhe disa nga opinionet e shprehura këtu janë të saj.) Si të Automatizoj Tekstin në e-mail? Mund të transferoni gjithçka shtypni rregullisht, si nënshkrime (signature) apo adresa në tekst të ruajtur, kështu, që do mund ta vendosni gjithkund pa e rishkruar.Outlook, Outlook Express dhe Windows Mail, apo në një sistem e-mail në internet. Outlook, Outlook Express dhe Windows Mail përkrahin “nënshkrime” të shumëfi shta që mund t’i vendosni në secilin mesazh që dëshironi. Për t’i rregulluar këto fi rma automatike tekstesh në Outlook 2003 apo 2007, duke supozuar se nuk jeni duke përdorur Word për e-mail, zgjedhni Tools•Options•Mail Format dhe klikoni butonin Signatures. (Nëse përdorni Word, mund tëzgjidhni veglën AutoCorrect për të mbajtur në mend tekstet.) Në Outlook Express ose Windows Mail, thjesht zgjidhni Tools•Options•Signatures. Për të shtuar një tekst të ruajtur në një porosi, nëse po përdorni një nga këta programe, gjithë sa duhet të bëni është të zgjidhni Insert•Signature dhe zgjidhni nënshkrimin që dëshironi. Nëse përdorni Firefox për eksplorim në internet, mund të përdorni shtesat falas për nënshkrime (mund t’i merrni në find.pcworld.com/59721) për të shtuar tekste të paracaktuar në Gmail apo programe të tjera e-mail të bazuara në web

Sa Gjatë mund të Qëndrojë Një PC e pa Mbrojtur Pa u Infektuar?

Në vitin 2004, testet e SANS Institute Internert Storm Center kanë arritur në rezultatin se një PC Windows pa fi rewall, pa program sigurie dhe pa router do të infektohet brenda 20 minutave. Por eksperti i sigurisë Ben Edelman i quan si “shumë pesimiste” rezultatet e vitit 2004 të SANS. Ai thotë se “këto ditë, infeksionet zakonisht rrjedhin nga Web exploits, më shumë se sa viruset që skanojnë portet. Plus shumica e hapësirave të sigurisëjanë mbyllur. ”Por sa gjatë mund të sillet një përdorues nëpër internet para se të vizitojë faqen e gabuar? Sipas McAfee Site Advisory “një përdorues mesatar i motorëve të kërkimit, kryen 43.1 kërkime për muaj dhe klikon në 2.3 rezultate të kërkimit, nga të cilat mesatarisht viziton një faqe të rrezikshme çdo 8 ditë.”

Lajmet e fundit>