Vëzhgim

25 Vitet e ardhshme

Aug 26 2008
0 Shpërndarje
25 Vitet e ardhshme

E ardhmja nuk do të jetë ashtu siç dëshironi. Në epokën pre-PC, futuristët kanë parashikuar ndryshime të mëdha në transportim. Deri në vitin që jemi, 2008, ne duhet të kishim mjete fluturuese personale dhe t’i bënim pushimet në hënë. Por, revolucioni i komunikimit që kanë krijuar kompjuterët dhe interneti nuk ishte në radarin e askujt. Peizazhi i teknologjisë tani është në prag të ndryshimeve, të cilat do të na dërgojë në vende që pak njerëz i kanë imagjinuar. Ne e dimë që kompjuterët do të jenë shumë të fuqishëm, të lëvizshëm, por edhe të lidhur. Pyetja për 25 vitet e ardhshme është: a do të mund të caktojmë se ku mbaron teknologjia dhe ku fi llon jeta jonë? Teknologjia do të ngulitet thellësisht në pajisje të avancuara, të cilat shpërndajnë informacione dhe kënaqësi në shtëpitë dhe xhepat tanë, në sensorë që monitorojnë ambientin nga brenda mureve të shtëpive, si dhe në çipa që shpërndajnë ilaçet dhe kontrollojnë gjendjen brenda trupave njerëzorë Kjo e ardhme e ndritur do të vijë me një kosto edhe pse çështjet e sigurisë dhe privatësisë janë për t’u shqetësuar. Ndaj duhet të shpresojmë se mjetet tona personale të fluturimit të kenë rripa sigurie, sepse do të jetë një “vozitje” e egër.

Zhdukja e Pabesueshme e PC-ve

Nëse do të keni një PC në tavolinën tuaj pas 10 apo 15 vjetësh do të jetë çështje dëshire, jo e nevojës. “Nëse zgjidhni, ai do të jetë shumë më i fuqishëm se sistemi që përdorni tani, falë nanoteknologjisë së avancuar”, thotë Doug Tougaw, profesor i inxhinierisë në “Valaparaiso University”, i cili është duke zhvilluar nanokompjuterin. “Ne jemi duke iu afruar qëllimit tonë që të krijojmë kompjuterë, të cilët janë me mijëra herë më të shpejtë, më tëvegjël dhe përdorin një mijë herë më pak energji se sa kompjuterët e sotëm”, raporton Tougaw. “Me zvogëlimin e procesorëve, ato do të montohen në më shumë sende. Do të përdorim makina me madhësi standarde të mbushura me qindra çipa. Kështu që do të kemi produkte shumë inteligjente dhe PC me fuqi të pabesueshme. ”“Kompjuterët që përdorin nanoteknologji do të debutojnë pas afro pesë vitesh”, tha ai. Pesë deri në dhjetë vite pas kësaj, silikoni do të arrijë në një pikë ku mekanika kuantike nuk do të lejojë zvogëlimin e mëtejshëm të shtegut të çipave, kështu që kompjuterët që punojnë me energji elektrike do t’i hapin rrugë kompjuterëve optik, të cilët do të transmetojnë valë të dritës në vend të elektroneve, apo kompjuterëve kuant, të cilët punojnë sipas një fi zike të çuditshme të grimcave atomike që përçojnë informatat.

“Duke filluar rreth vitit 2018, ne do të kemi kompjuterë optikë që punojnë me shpejtësinë e dritës, të cilët do të dërgojnë me mijëra grupe të porosive përmes një kanali të vetëm,” thotë William Hala, profesor i merituar në George Washington University dhe autor i “Technology’s Promise: Expert Knowledge on the Coming Transformation of Society”, i cili është botuar në prill. Shumica e kompjuterëve të së nesërmes do të avancojnë hapësirën punuese të përdoruesit, duke e bërë atë sa më pak të dukshme dhe të pranishme në çdo vend. Tastiera dhe mausi mund të rezistojnë, por ato do të jenë sekondare në krahasim me zërin dhe lëvizjet. Pajisjet e bazuara në punën dhe lëvizjet janë duke u zhvilluar shpejt. Nintendo Wii është një shembull. Edhe iPhone, me ekranin e vet të ndjeshëm në prekje, përgjigjet ndryshëm në prekjet me gisht dhe rrëshqitje; Apple ka integruar një teknologji të ngjashme në MacBook Air. GestureTek përdor të dhënat nga kamera e integruar nëtelefona mobile, për të pranuar kontrollin nga gjestet e përdoruesit. Kur të liroheni nga tastiera do të mundni të flisni apo të bëni ndonjë lëvizje ndaj kompjuterit, nga cilido ekran në shtëpinë tuaj. Por, gjithashtu, mund të mbani një kompjuter të mad-hësisë së xhepit me vete dhe të dërgoni fotografi të një nanokompjuteri të lidhur me një ekran, i cili ka madhësinë e murit. Ekranet me trashësi të letrës janë afër realitetit.

Vitin e kaluar, Sony ka hedhur në qarkullim HDTV 2500 dollarësh, 11-inç XEL-1 OLED; dhe në Consumer Electronic Show, në janar, kjo kompani prezantoi një prototip 27 inç OLED HDTV. “Ndërkohë, ajo që do të shihni në ekran do të duket sa më afër jetës reale, madje më shumë se pajisjet 3D, që janë sot në treg”, parashikon Halal. “N.q.s do të dëshironi të blini një libër, në vend që të shihni në faqen e Amazon, do të përshëndeteni nga një shitës virtual, ”thotë Halal. “Ky personazh do të gjejë librin që jeni duke kërkuar dhe do të realizojë transaksionin, njësoj si ta bënitme një person të vërtetë.”Michael Liebhold, hulumtues i lartë në Palo Alto, California Institute for Future (Instituti për të ardhmen në Kaliforni), thotë se PC-ja do të mund të projektojë një holograf, kështu që ju mund të përdorni dokumentet dhe objektet me duart tuaja. Sigurisht, ju mund të mos keni fare kompjuter tradicional. Për shumë njerëz, PC-ja e së ardhmes do të jetë një qendër jo e mençur, me hapësirë, soft ware dhe fuqi të shpërndarë përmes internetit. Amazon, Dell dhe IBM kanë prezantuar shërbime “në re” për biznese; gjithashtu edhe Google dhe Zoho tani ofrojnë aplikacione për konsumatorët. Në vitet në vazhdim do të përjetoni qasjen e gjithëpranishme të internetit, ndoshta duke përdorur valët e sotme televizive. Një qasje e tillë do të ofrojë një desktop nga një pajisje portative, apo një terminal interneti. Në vend që të përdorni fjalëkalim, ju do të jepni shenjat e gishtërinjve, zërin, apo skanimin e retinës. “Identiteti juaj shndërrohet në qasje për dokumentet dhe aplikacionet tuaja”, thotë Patrick Tucker ngaWorld Future Society nga Maryland. “Jeta juaj digjitale do t’ju ndjekë nga mbrapa si hije.

“Jemi duke hyrë në epokën e “inteligjencës në ambient”, ku secili objekt do të përmbajë teknologji, nëpërmjet së cilës do të merrni informata për veten dhe ambientin”, thotë Liebhold. Kur t’i afroheni ndonjë kthese të rrezikshme, sensorët në makinën tuaj do ta detektojnë atë dhe do ulin shpejtësinë. Koordinatat GPS të vendeve jo të sigurta për të ecur gjatë natës, do të transmetohen në pajisjet mobile. Në Japoni, një shërbim i bazuar mbi lokalizimin, nga GeoVector, i lejon aplikacioneve me harta të marrin informacione rreth bizneseve që gjenden brenda një ndërtese, nga një telefon me GPS. Në Amerikë, pajisjet me këtë teknologji duhet të paraqiten deri në fund të vitit. Në shtëpi, sensorët nëpër dysheme do të zgjedhin dhomat e zbrazëta dhe automatikisht do të ulintemperaturën dhe do ndezin dritat. Agilewaves, një firmë e themeluar nga ish-ekspertët e NASA-s, është duke punuar me ndërtuesit që të instalojë sensorë në ndërprerësit elektrik, gypa dhe lidhjet me gaz. Ata shpresojnë që t’i ofrojnë lagjeve, rajoneve apo komunave një pamje të ndikimit nga përdorimi i tyre i karbonit. Shtëpitë e së ardhmes do të kenë një tabelë, e cila jep informacione të sakta në lidhje me performancën e shtëpisë”, thotë Peter Sharer, drejtor i Agilewaves. “Shtëpitë që kanë këtë instrument do të lidhen me shtëpitë e fqinjëve. Pas 10 apo 15 vitesh, komunitete të tëra do të rrjetëzohen. ”Përdorimi më i dobishëm i sensorëve në shtëpi, do të jetë monitorimi i shëndetit të banorëve. Një monitorues, i cili vendoset nën dyshek, aktivizohet kur zemra e pacientit ndalon së funksionuari. Matsushita e Japonisë ka ndërtuar një guacë të tualetit, e cila dërgon ngarkesa elektrike përmes “të prapmeve ”të përdoruesit, për të matur yndyrën në trup.

Kompjuterët Tanë, Vetë Ne

Kompjuterizimi i ambientit do të zgjerohet nga muret e shtëpive deri tek qelizat e trupit. Verichip është duke krijuar një çip radio-frequency identifi cation (RFID) me madhësi sa një bizele, i cili mund të injektohet nën lëkurën e pacientit me diabet për të monitoruar sasinë e glukozës, pa pasur nevojë të merret mostra e gjakut. Hulumtuesit në Universitetin e Edinburgh në Skoci, janë duke hulumtuar se si të vendosin sensorët e kompjuterizuar në krahun e pacientit gjatë një operacioni në NE KEMI TAKUAR Big Brother, dhe ai jemi ne. Kamera të vogla dhe lidhje wireless mund të paralajmërojnë një erë të mbikëqyrjes nga sipër – thotë Jamais Cascio nga Qendra Nanoteknologji. Kamerat dhe mikrofonat në syzet tuaja apo pullat e këmishës do të regjistrojnë çdo moment, e ngarkojnë, dhe ju lejon rishikimin e momenteve më të mira. Steve Mann, profesor nga Universiteti i Torontos, ka përdorur kompjuter që vishen që nga viti 1981 për të regjistruar tërë jetën e tij (shikoni videon në find.pcworld.com/59824 ).

Hulumtuesi i Microsoft-it Gordon Bell e ka përmbledhur punën e tij jetësore në projektin e tij MyLifeBits. “Imagjinoni regjistrimin e çdo bisede që keni pasur me bashkëshorten tuaj, ”thotë Cascio. “Ky lloj i përparimit, memoria lehtësisht e kërkueshme do të ndryshojë domethënien e të qenurit person në mënyrën që shumica e teknologjisë nuk e ka. Tepricat e Ditës: Jeta Bit pas Bit 1980 1984 1992 1998 2004 zemër, në mënyrë që sensorët të mund të dërgojnë informacione në kompjuterin e spitalit. Ky proces mund të komercializohet brenda 10 viteve. Kompjuterët e trupit do të përparojnë nga monitorimi i shëndetit deri tek shpërndarja e përkujdesit mjekësor. Por, nuk do të mungonte edhe lidhja e internetit direkt me trurin, nëse njerëzit do të përballonin dhe merrnin mundimin e instalimit të impianteve në tru. “Është një hap i vogël mes implantimit të një pajisjeje (helmet) dhe një pajisje tjetër, e cila ju lejon marrjen e informacioneve nga interneti”, thotë Tucker. Hulumtuesit janë duke ecur përpara me guxim. Për tre muaj, në vitin 2002, Kevin Warwick, profesor i kibernetikës në Universitetin e Reading në Angli, ka jetuar me elektroda të implantuara në krahun e tij.

Gjatë një testi, ai i ka lidhur elektrodat me një PC të lidhur me internetin dhe më pas i ka vendosur ato përkohësisht në krahun e gruas së tij. Warwick e ka përshkruar këtë eksperimentnë një intervistë në vitin 2006 me ITWales.com: “Kur ajo e lëvizi dorën e sajtri herë, unë ndjeva tri pulsime në trurin tim, dhe truri e kuptoi se gruaja po komunikonte me mua. Ky ishte komunikimi i parë i pastër elektronik nga truri në tru, dhe bazat për komunikim të mëtejshëm.

Pengesat në rrugë

“Para se ta lidhim trupin me tela, na duhet një rrjet shumë më i sigurt se interneti i sotëm dhe rojtarë të intimitetit për shënimet peta-bajt, që do t’i prodhojë bota e lidhur”, thotë Pradeep Khoslam drejtor i CyLab, të Universitetit “Carnegie-Mellon”. Ari Juels, shef i sigurimit të të dhënave në kompaninë RSA, thotë se biometrika dhe enkriptimi do të ndihmojnë në sigurinë e qasjes, por problemet mund të rriten kur shënimet arrijnë në ekranet e përdoruesve. Sistemet e mençura, kontekstual, do të ndihmojnë. “Ato do të dinë se jeni në San Francisko në ato momente dhe dikush në Tailand, nuk do të duhej të përdorte numrat e kartelës suaj të kredisë,” shpjegon Juels. Khosla thotë se kombinimi i teknologjisë, edukimit dhe legjislacionit të fortë kundër “abuzimit dhe keqpërdorimit të informatave”, është mënyra më e mirë për të tejkaluar problemet e sigurisë që do të shfaqen. “Nuk mendoj se jemi ende afër”, shton ai. Në pamjen e Liebhold, çështja e intimitetit duhet të përmirësohet. “Nuk mendoj se është përfundim i ditur se intimiteti jonë do të humbiste apo do të mbrohet. Është fati ynë. Ne, duhet të kontrollojmë të ardhmen tonë; nuk jemi viktima të saj.”

 

Tags >

ipkovala
Lajmet e fundit>