Biznes

25 vjeçari që nuk e shiti për 10 milion, por e ndërtoi të suksesshëm

Jan 10 2012
0 Shpërndarje
25 vjeçari që nuk e shiti për 10 milion, por e ndërtoi të suksesshëm

Ai dhe bashkë-themeluesi i tij Jamie True kanë refuzuar një ofertë prej 10 milion dollarë të ofruar për Grapple në ditët e hershme të saj, pothuajse para dy viteve. “Ne e kemi kapur ofertën dhe e kemi hedhur në një prej tualeteve tona në zyrën qendrore në Britani të Madhe” qeshet me shaka ai, në një koment për businessinsider.com.

Crane dhe True kanë shprehur dëshirën të jetojnë të varfër. Ata kanë pranuar të vëzhgojnë centat e tyre dhe të ndërtojnë një biznes që duhet të ishte profitabil. Para së gjithash, ata nuk dëshiruan që përfitimet e tyre t’ia ipnin një të jashtmi dhe të pranoni urdhëra se çka duhet bërë prej dikujt tjetër. 

“Shumë biznese të reja të shkëlqyera ecin rrugëve drejt investitorëve në ditët e hershme të tyre dhe në fund përfundojnë duke shitur çdo gjë që kanë” shpjegoi ai. “Mbledhja e parave dhe të pasurit një kasafortë të mbushur, është një lëvizje shumë e mirë. Por në fund të fundit ju humbni një pjesë të kontrollit, ndoshta edhe çdo gjë. Kjo mund të ndikojë edhe në ndëmarrësi të shtrembër. Kur ju keni 20 milion dollarë në bankë, ju humbni diçka prej asaj që ju ka shtyrë të besoni”. 

Përkushtimi i Crane dhe True për të ndërtuar kompaninë e tyre duke ecur buzë greminës ka “dhezur”. Grapple mbështet vetvetën dhe ka qenë në gjendje të investojë 9 milion dollarë në zhvillim të biznesit. Pasi që kompania ka hapur dyert e veta në Janar të vitit 2010, Grapple është rritur nga tre në rreth 85 punonjës në tre shtete të ndryshme: Britani të Madhe, Kanada dhe SHBA. 

Konsumatorët e Grapple, përfshijnë McDonald’s, Procter & Gamble, Adidas, IBM, Pfizer, Microsoft Xbox, Hertz dhe T-Mobile. Grapple Mobile ndërton aplikacione të veçanta për iPhone, Android, BlackBerry apo Windows Phone 7 – çfarëdo pajisje që konsumatorët përdorin. Për shembull, Windows Phone 7 është duke fituar popullaritet tek vajzat tinejxhere e kjo sipas Crane nuk ka rëndësi për IBM, por për McDonald’s po. 

“Mosha mestare e punëtorëve është 24 vjet” shton Crane. 

Ai tregon një ngjarje të jashtëzakonshme mbi atë sesi ekipi i tij shfrytëzon rininë e tyre për të fituar kontrata. Ai ka qenë në një takim me CEO’n e një kompanie të madhe globale. Gjatë prezantimit të Crane mbi statistikat mobile, CEO ndërhyu dhe e pyeti për moshën e tij. “Sa keni qenë ju i vjetër kur keni blerë telefonin e parë? Unë kam qenë shtatë vjeç”, i është kundërpërgjigjur Crane. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>