Lajmet

280 karakteret e Twitter nuk kanë ndikuar në gjatësinë e cicërimave

Feb 8 2018
0 Shpërndarje
Twitter tha në Nëntor se cicërimat me 280 karakter do të ishin të disponueshme për të gjithë. 280 karakteret e Twitter nuk kanë ndikuar në gjatësinë e cicërimave

Mesa duket cicërimat me 280 karaktere nuk kanë qenë aq të nevojshme. Gjatë një komunikimi me investitorët ditën e sotme, CEO i Twitter Jack Dorsey tha se zgjerimi i madhësisë së cicërimave nuk ka ndryshuar në të vërtetë gjatësinë e mesazheve që po publikojnë njerëzit.

Gjatësia e postimeve ka qëndruar në 50 karaktere mesatarisht. Twitter tha në Nëntor se cicërimat me 280 karakter do të ishin të disponueshme për të gjithë.

Por ajo që rrjeti social konfirmoi ishte publikimi më i shpeshtë i cicërimave.

Ndërsa numri i përdoruesve mujore ka qëndruar në vend prej muajsh, efektet e 280 karaktereve kanë krijuar më shumë hapësira angazhimi për përdoruesit e rrjetit social. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>