Blog

29 dokumentet që nuk do të kërkohen më nga sportelet shtetërore

Feb 20 2018
0 Shpërndarje
Tashmë shumë procedura të cilat duhej të prisnit në radhë për ti kryer, mund ti kryeni direkt nga portali i E-Albania. 29 dokumentet që nuk do të kërkohen më nga sportelet shtetërore

E-Albania, portali qeveritar i shërbimeve elektronike, prej mese dy vitesh ka nisur një fushatë agresive për dixhitalizimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Tashmë shumë procedura të cilat duhej të prisnit në radhë për ti kryer, mund ti kryeni direkt nga portali i E-Albania.

Duke e cilësuar si një moment historik transformimi, Kryeministri theksonte se tashmë jemi në kohën e një revolucioni në ofrimin e shërbimeve online dhe se alternativa tradicionale përmes komunikimit të dokumentacionit dorazi nuk do të ekzistojë më.

Në vijim, lista e 29 dokumenteve që nuk kërkohen më nga sportelet shtetërore, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.

 Për qytetarët:

  •  Certifikatë familjare.
  • Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.
  • Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
  • Vërtetim për lejen e drejtimit.
  • Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit.
  • Karta e shëndetit.
  • Vërtetim pensioni.
  • Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar).
  • Certifikatë nga akti i vdekjes.
  • Certifikatë nga akti i martesës.
  • Certifikatë nga akti i lindjes.
  • Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme.
  • Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet.
  • Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme.
  • Lëshim kopje kartele të pasurisë.
  • Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale.
  • Lëshim vërtetim pronësie.
  • Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
  • Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme.
  • Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme.

Për bizneset :

  • Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
  • Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti.
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore.
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit.
  • Vërtetim për pagim detyrimesh.
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën).
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit.
  • Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes).
  • Certifikatë Regjistrimi.

Tags >

e-albania
Lajmet e fundit>