Analiza

29% e punonjësve të Microsoft-it janë femra

Oct 5 2014
0 Shpërndarje
29% e punonjësve të Microsoft-it janë femra

Screen-Shot-2014-10-03-at-4.42.05-PM-730x308Tashmë me një fuqi punëtore kur në përbërje ka 29 % femra, kompania po shfaq tregues më pozitiv se një vit më parë sipas një e-mail-i të brendshëm të siguruar nga ZDnet. E-mail-i vinte nga ekzekutivja e Microsoft për divizionin e burimeve njerëzore, Lisa Brummel e cila tha se përqindja e femrave që përbëjnë fuqinë punëtore tek Microsoft llogaritet në 29 %, me 5 % më shumë se një vit më parë.

Po ashtu e-mail-i citon rritjen e përqindjes së femrave në pozicionet ekzekutive të divizioneve të ndryshme nga 24% në 27 % dhe bordi drejtues i Microsoft llogarit 40 % femra krahasuar me 33 % një vit më parë.

Kompania po ashtu lançoi sitin e diversitetit ditën e djeshme, që tregon pëqindjen dhe etninë e fuqisë punëtore. Përveç faktit se 71 % të kompanisë e përbëjnë meshkujt, shifra e përgjithshme tregojnë për 60.6 % racë kaukaziane, 28.9 % aziatikë, 5.1 % latinë, 3.5 % afro-amerikanë dhe 2 % i mbetur është e racave të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>