Lajmet

3 alternativa më të sigurta dhe më të shpejta se Adobe Reader

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
3 alternativa më të sigurta dhe më të shpejta se Adobe Reader

PDFNdodh shpesh që herë pas here të dëgjojmë për dobësi kritike që shfaqen veçanërisht në programe si Adobe Reader.

Programi, ka krijuar një audiencë jashtëzakonisht të madhe, gjë që e bën pre edhe të sulmeve të shpeshta të hakerave, të cilët përpiqen të gjejnë dobësitë e tij për t’i përdorur më pas ato kundër përdoruesve. Por pse të përdorim Adobe Reader në rastet kur kemi alternativa të tjera?

Midis shumë programeve që bëjnë leximin e skedarëve PDF, PCWorld ka testuar dhe aprovuar 3 prej tyre. Ato ju heqin “stresin” që mund t’ju shkaktojnë problemet me sigurinë në Adobe Reader si dhe ju përshtaten pavarësisht nëse po kërkoni një aplikacion të thjeshtë apo të avancuar për leximin apo edhe editimin e skedarëve PDF.

Sumatra PDF. Nëse dëshironi thjesht të hapni skedarë PDF dhe nuk ju interesojnë opsionet shtesë, atëhere Sumatra PDF është zgjidhja perfekte. Edhe pse disi i kufizuar në lexim, është jashtëzakonisht i shpejtë dhe përdor shumë pak kujtesë të kompjuterit.

Foxit Reader. Nuk është aq i shpejtë apo aq “miqësor” me kujtesën e kompjuterit si rasti i Sumatra PDF, por përgjithësisht nuk e ngarkon kompjuerin dhe përfshin opsione që nuk gjenden në Sumatra PDF. Disa prej tyre janë leximi me zë i tekstit, mundësia për të plotësuar fusha apo për të shtuar tekst në një PDF si dhe integrimi me shërbimin DocuSign.

Nitro PDF Reader. Ky aplikacion i hap skedarët PDF më ngadalë se dy të parat, por këtë “vonesë” e plotëson me performancën e lartë dhe një listë të gjerë me karakteristika. Versioni pa pagesë i Nitro Reader mund të konvertojë pothuajse çdo dokument në PDF, përfshin mjete editimi si dhe ju mundëson të vendosni nënshkrimin tuaj në çdo PDF. Por këto janë vetëm maja e ajsbergut. Nitro PDF Reader vendos edhe “watermarks” në dokumentet tuaja – opsion që gjendet mjaft rrallë ndër programet pa pagesë të PDF-ve. (PCWorld Albanian)

Tags >

AdobePDF
Lajmet e fundit>