Lajmet

3 aplikacione Android që iu sjellin SMS-të në desktop

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
3 aplikacione Android që iu sjellin SMS-të në desktop

airdroid_primary-100248697-primary.idgeNëse i përdorni shumë mesazhet në smartfonin tuaj dhe një pjesë të mirë të kohës gjendeni në kompjuter, disa aplikacione për Android që janë të disponueshme edhe për desktop do t’ju bënin shumë punë. Kështu mund të reduktoni ndjeshëm kohën e kthimit të përgjigjes si dhe ta keni më të lehtë për të kthyer përgjigje përmes tastierës dhe mouse-it.

Ja tre prej tyre:

Pushbullet: Përdoret nga Chrome dhe Firefox

Përmes këtij aplikacioni mund të dërgoni linqe, imazhe dhe vendndodhje harte tek dhe nga smartfoni juaj. Ai ju shfaq gjithashtu dhe njoftime nga telefoni. Mjafton ta instaloni për Android dhe më pas instaloni funksionalitetin shtesë për Chrome apo Firefox. Në Android do t’ju kërkohet të aktivizoni aksesin Accessibility/administrator.

Tani, sa herë që telefoni të dridhet apo të ketë një njoftim, do të shihni të njëjtin njoftim edhe në shfletuesin tuaj. Duke filluar nga mesazhet, e-mail-et, njoftimet nga Facebook-u, Twitter etj. Në këtë rast nuk mund të ktheni përgjigje direkt tek mesazhet, por mund ta ruani tekstin përmes “Copy links & notes to clipboard when received.” Më pas, bëni thjesht “paste” në vendin ku shkruani SMS në smartfon.

DeskSMS: Kthejini mesazhet në e-mail-e, chat-e ose “browser pings”

Me DeckSMS, mund të merrni dhe të ktheni mesazhe pothuajse nga kudo ku mund të hapni një shfletues apo të kontrolloni e-mail-in. mjafton ta instaloni në telefon dhe të bini dakord me lejet e saj. Nëse dëshironi të merrni mesazhe në tabletin Android, do t’ju duhet TabletSMS. I vetmi disavantazh është se aplikacioni kushton 5 $ në vit pas 14 ditëve të provës.

AirDroid: Kontroll nga distanca për telefonin

Si do të ishte po të ishit në gjendje të merrnit, dërgonit apo shkruanit mesazhe nga një shfletues? Provojeni me AirDroid. Mjafton ta instaloni në telefon apo tablet si dhe instaloni më pas versionin për kompjuter (web.airdroid.com). Brenda dritares së shfletuesit do të shihni një pamje desktopi. Në atë faqe mund të shihni njoftime, mesazhe etj. Nuk ka rëndësi nëse jeni lidhur me të njëjtin Wi-Fi apo jo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>