Lajmet

3 arsye praktike pse duhet të përdorni navigimin privat

Mar 12 2014
0 Shpërndarje
3 arsye praktike pse duhet të përdorni navigimin privat

chrome-threat-100050514-largeShfletuesit modernë përfshijnë mjete të ndryshme shumë të dobishme dhe padyshim një prej tyre është navigimi privat. Duke naviguar në këtë formë mund të fshihen gjurmët e aktivitetit të shfletimit nga përdoruesit e tjerë, por jo nga ofruesi i shërbimit të internetit apo hakerat. Për këtë nivel privatësie do të duhet të lidheni në një rrjet privat virtual (VPN). Gjithçka që mundëson aktivizimi i navigimit privat është fshirja e historikut të shfletimit si dhe shmangia e ruajtjes së të dhënave gjurmuese “cookie”.

Shmangia e barrierave të pagesave

Uebfaqe të ndryshme caktojnë pagesa të caktuara për përmbajtjen që ofrojnë, por para se të kërkohet abonim, përdoruesit lejohen fillimisht të lexojnë pa pagesë një numër të limituar artikujsh. Barrierat e pagesave janë dizajnuar në mënyra të ndryshme, për shembull një limit prej 10 artikujsh. Disa uebfaqe të tjera si The New York Times, edhe pse limiti mund të jetë arritur lejojnë përdoruesit të vazhdojnë të lexojnë një artikull pa pagesë në qoftë se ndjekin linkun e artikullit nga një rrjeti social.

Një opsion tjetër është aktivizimi i navigimit privat në shfletuesin tuaj. Në këtë mënyrë shmangni ruajtjen e të dhënave “cookie” në kompjuterin tuaj dhe sa herë të vizitoni faqet që kërkojnë abonime të tilla, ju njiheni si vizitor i ri me një limit të ri artikujsh.

Llogari private, kompjuter publik

Falë smartfonëve, tabletëve dhe laptopëve, përdoruesit rrallë e kanë të nevojshme të drejtohen tek qendrat e internetit apo bibliotekat e ndryshme për të aksesuar llogaritë e tyre, megjithatë edhe në rast se kjo gjë ndodh atëherë për t’u siguruar se askush nuk do të aksesojë faqen e logimit ku janë ruajtur të dhënat personale, do të ishte mirë të përdorej navigimin privat. Ndoshta kjo nuk është mënyra më perfekte e mbrojtjes, por e kombinuar me çaktivizimin e ruajtjes së fjalëkalimit nga faqja, mund të themi se është një mënyrë efektive.

Shmangni ruajtjen e historikut të navigimit

Ka plot raste kur përdoruesit do dëshironin që të mbulonin gjurmët e kërkimit dhe të mos ruanin historikun e navigimit (për shembull kur kryhet blerje online për një dhuratë).

Për të aktivizuar navigimin privat në shfletuesin tuaj mund të ndiqni këto linke: Chrome https://support.google.com/chrome/answer/95464?hl=en , Firefox https://support.mozilla.org/en-US/kb/private-browsing-browse-web-without-saving-info , Internet Explorer http://windows.microsoft.com/en-us/internet-explorer/products/ie-9/features/in-private (PCWorld Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>