Analiza

3 arsye pse duhet ta braktisni menjëherë Windows XP

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
3 arsye pse duhet ta braktisni menjëherë Windows XP

businessxpto7or8_primary-100058097-largeDuhet ta braktisni sa më parë Windows XP-në dhe këtë e thonë të gjithë ekspertët e sigurisë si dhe vetë Microsoft-i prej kohësh.

Mjaft seriozisht madje. Jo vetëm për faktin që është sistem mbi 10 vjeçar dhe teknologjia e sotme ndryshon me shpejtësinë e dritës, por edhe sepse shumë shpejt ai nuk do të suportohet më nga kompania.

Edhe pse mund t’ju duket që sistemi punon mjaft mirë, shprehja “nëse nuk është e prishur, mos e merr mundimin ta rregullosh,” nuk vlen në këtë rast. Në fakt, sistemi është “i thyer” në shumë aspekte dhe do të jetë plotësisht “i thyer” në muajin prill, kur Microsoft-i t’i japë fund suportit për të.

Nuk është e nevojshme të kaloni direkt në Windows 8. Windows 7 mjafton. Nëse jeni kokëfortë apo nëse kërkoni më tepër arsye se përse duhet ta braktisni urgjentisht XP-në, ne do t’ju japim tre arsye të forta.

1. Produktiviteti

Mund të duket sikur XP është mjaft produktiv, ka aplikacionet që ju duhen, kontrollon e-mail-et, hyni në internet etj. Por, nëse do të shihni me kujdes, sistemet e reja Windows kanë shumë karakteristika të reja të cilat ju ndihmojnë në të bërit e punës në mënyrë më efiçente. Për shembull, Aero Snap në Windows 7 e bën më të lehtë menaxhimin e dritareve. File History në Windows 8 skanon skedarët herë pas here (çdo një orë) dhe ruan kopje të ndryshimeve të mëdha me kalimin e kohës. Pra, nëse bëni një gabim të mbishkruani një dokument, atëherë mund ta riktheni atë deri në brenda disa orëve. Aumatic Maintenance në Windows 8 menaxhon defragmentimin e kujtesës, skanimet për malware, përditësimin e sistemit operativ si dhe testeve diagnostikuese.

2. Teknologji e re

Me ardhjen e një sistemi të ri operativ, vijnë edhe teknologji të reja, por edhe pajisje periferike të reja që mund të përdorni me të. Për shembull, një prej tyre është USB 3.0, të cilat rritin me 10 herë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave. Po ashtu edhe printerët wireless, tastierat me Bluetooth, monitorët 4K etj.

3. Siguria

Një nga çështjet më të diskutuara për XP është siguria, e cila do të zerohet kur Microsoft të përfundojë suportin për të në prill. Pas atij muaji, sistemi do të jetë i pambrojtur. Çdo dobësi që do të gjendet në të, nuk do të mund të rregullohet më nga kompania dhe hakerët do të përfitojnë për të sulmuar miliona kompjuterë në gjithë botën. Tabela e mëposhtme tregon se sa i riskuar është XP që në tremujorin e dytë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

microsoft_-windows_8_sirchart-100154852-large

Lajmet e fundit>