Analiza

3 lojëra për të garuar se kush shkruan më shpejt në tastierë

Jan 14 2012
0 Shpërndarje
3 lojëra për të garuar se kush shkruan më shpejt në tastierë

Ja tre lojëra të mira të cilat mund t’i luani me miq në kohë reale. Jo vetëm që do të shkaktojnë mprehtësi të gishtave tuaj, por ju do të keni një përshpejtim të shpejtësisë së shkrimit të gjërave.

#3 – Typeracing

Typeracing është një lojë online për të shkruar që ka për synim që t’ju ndihmojë në përmirësimin e shkrimit në tastierë. Pjesa më e mirë e Typeracing është që nuk ju kërkon që të regjistroheni. E tëra se çfarë duhet të bëni është të shkruani një pseudonim dhe ju mund të filloni të luani.

Një nga përfitimet nga kjo lojë është që sa më shumë që ju luani lojëra, ju do të përfitoni pikë. Kur ju merrni një numër të caktuar të pikëve, ju do të ngriteni në nivel, që do të zhbllokojë modele të ndryshme të veturave për ju që t’i vozisni. Typeracing nuk është më shumë se një platformë argëtuese e thjeshtë për të shkruar. Uebfaqja ka një pjesë për testimin e numrit të fjalëve të cilat arrini t’i shkruani brenda një minute, po ashtu edhe mundësinë për të bërë ushtrime si lojtar i vetëm. Për një përvojë me shumë lojtarë, ju mund të nisni një lojë dhe të garoni me miq ose të bashkoheni në një lojë publike dhe të garoni me ata të cilët nuk i njihni.

#2 – TypeRacer

Kur bëhet fjalë për lojërat me shumë lojtarë për të shkruar, TypeRacer është një nga më të famshmet. Pasi u lëshua në vitin 2008, TypeRacer ka fituar çmime dhe është veçuar në publikime, duke përfshirë CNet, Kotaku dhe revistën Magazine.

Megjithëse ju mund të garoni si anonim, ju mund të zgjidhni që edhe të regjistroheni. Duke e bërë këtë gjë, TypeRacer do të ndjekë garat tuaja, që iu shërbejnë për t’u përmirësuar vazhdimisht.

Një nga veçoritë më të mira të TypeRacer është që fjalët që ju i shkruani shpesh janë citime dhe pjesë nga librat, filmat, etj. Kur ju luani, ju nuk jeni duke krijuar një shpejtësi për të shkruar, por ju gjithashtu do të mund të mësoni ndonjë shprehje të mirë. Një tjetër veçori shumë e mirë të TypeRacer është mundësia për të krijuar lojëra private, kështu që ju mund të garoni me shokë kurdo që dëshironi.

Me pak fjalë, TypeRacer është loja më e mirë për të ushtruar shkrimin, kështu që është mjaft e nevojshme që ju nuk duhet të keni ndonjë problem në gjetjen e ndonjë sfiduesi për të garuar.

#1 – Nitro Type

Nitro Type është një lojë online për të shkruar që me përparim të shpejtësisë së shkrimit iu dërgon përpara. I vënë në kuverë me një veçori të shumta të cilat mungojnë tek lojërat e tjera të ngjashme, Nitro Type është loja më më së shumti gjëra të përfshira për shumë lojtarë në ueb dhe është falas.

Loja për momentin është në fazën beta, që nënkupton që ju mund të vëreni ndonjë vrimë diku. Ju mund ta luani këtë lojë si anonim, që nënkupton që ju nuk keni nevojë për regjistrim. Sidoqoftë, duke u regjistruar, ju merrni qasje në një varg të veçorive të mrekullueshme. Nëse ju pëlqejnë garat për të shkruar, atëherë regjistrimi është i pëlqyer të bëhet.

Pjesa më e mirë e Nitro Type është që loja është më shumë se garë me fjalë – ju përfitoni mundësi për të udhëhequr një garazh me vetura, pajisje shtesë, të arritura dhe gjëra më shumë.

Çdo garë ju sjell para dhe përvojë, që mund të shpenzohen për të blerë vetura më të reja dhe më të shpejta. Të arriturat ju japin gjëra për të punuar, për të ju ndihmuar në përmirësimin e shkathtësive për të shkruar.

Ndërfaqja e garimit është mjaft e mirë. 

Një e metë është që nuk mund bëhen gara private. Nëse dëshironi të garoni me ndonjë shokë, ju do të keni nevojë gërshetoheni në të njëjtën kohë. Mund të ndodhë që të mos keni fat dhe të mos arrini të luani në të njëjtën, por të përfundoni duke luajtur në lojra të ndara. 

Nitro Type e merr titullin si loja më e mirë për gara për të gjetur se kush shkruan më shpejt./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>