Blog

3 Mjete që do ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja në 2017

Jan 18 2017
0 Shpërndarje
U bënë javë që kur kemi hyrë në vitin e ri dhe tani është koha kur shumë prej nesh fillojnë të braktisin qëllimet që i kemi vendosur vetes për këtë vit. 3 Mjete që do ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja në 2017 Photo Source: Duka82/Thinkstock

Kjo ndodh sepse të arrish qëllimet që i kemi vendosur vetes duhet më shumë se sa vullnet dhe dëshira e mirë. Duhet që të jemi sistematikë.

Më poshtë do të gjeni tre mjete që ju mund ti përdorni për ti arritur këto qëllime.

42goals

Nuk ka rëndësi se cilët janë qëllimet tuaja, të ndjekësh progresin e tyre është kritike. Ju ndihmon që të qëndroni të përqendruar, ju lejon që të shikoni se ku duhet të punoni më shumë, dhe ju motivon duke ju treguar arritje të vogla. 42goals është një mjet i thjeshtë që ju lejon ta bëni këtë. 42goals është falas, por mund të merrni më shumë funksionalitete nëse abonoheni për një llogari Premium për $5 në muaj. Ka aplikacion për Android the iOS.

Beeminder

Shprehjet motivuese dhe miratimet janë shumë mirë, por asgjë nuk ju mban juve në rrugën drejt qëllimeve tuaja më shumë se sa rreziku i humbjes së parave tuaja. Ky është thumbimi që Beeminder sjell tek përpjekjet tuaja.

Beeminder ju premton që do ju mbajë në “rrugën e verdhë” – prezantimi i tyre grafik i rrugës suaj drejt suksesit. Ju vendosni një qëllim dhe jepni të dhëna rreth progresit tuaj sa herë ju kërkon Beeminder.

Ju lejoheni që të dilni nga rruga vetëm një herë – që quhet “dalje nga shinat”  — pa pasur pasoja financiare. Por në këtë herë ju duhet të bëni një premtim 5 dollarësh, të cilët Beeminder jua merr herën tjetër që dilni nga rruga. Për çdo dalje nga rruga, ato marrin më shumë para.

Beeminder integron IFTT, Gmail, Fitbit, dhe një numër aplikacionesh tjera dhe shërbimesh nga të cilat mundet të marrë të dhëna automatikisht. Ka aplikacion Android dhe iOS.

Lifetick

Lifetick është më shumë se sa një mjet që ndjek veset tuaja. Ky mjet ju ndihmon që të identifikoni vlerat tuaja kryesore – si shëndeti, karriera, dhe liria financiare – pastaj ju ndihmon që të krijoni qëllime të mençura.

Pastaj ndan çdo qëllim në një seri detyrash më të vogla që ju mund ti përfundoni dhe pastaj ti raportoni. Ju mund të ndani secilin qëllim edhe me njerëz të tjerë nëse po punoni në bashkëpunim ose keni dikë që po ju ndihmon.

Lifetick është falas për deri në katër qëllime.  Nëse doni të keni qëllime pa limit duhet të paguani $39 në vit. Lifetick është vetëm për ueb, por ka aplikacione ueb për iOS dhe Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>