Analiza

3 shkurtime nga tastiera që duhet të dijë çdo përdorues fillestar i Windows-it

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
3 shkurtime nga tastiera që duhet të dijë çdo përdorues fillestar i Windows-it

l12jgltsolzvteqrtwwh (1)Një nga gjërat që ju bën më produktivë dhe më të shpejtë në kompjuter është njohuria mbi shkurtimet nga tastiera. Sigurisht, numri i tyre është i madh, por për një përdorues fillestar, duhet të dini këto tre shkurtime që ju lehtësojnë punën e përgjithshme në Windows.

Tasti Windows + shkrimi nga tastiera

A ju bezdis fakti që klikoni gjithmonë menunë Start, shkoni tek “All Programs,” dhe kërkoni atje programin që ju duhet? Një nga mënyrat më të shkurtra se si mund ta evitoni gjithë këtë procedurë është të shtypni tastin Windows nga tastiera dhe filloni të shkruani emrin e programit që dëshironi të hapni. Nëse ai i selektuari është ai që doni, shtypni Enter nga tastiera dhe programi do të hapet menjëherë. Të gjitha këto pa e prekur për asnjë sekondë mouse-in.

Ctrl+Shift+Escape

Edhe nëse jeni fillestar, mund të keni dëgjuar shpesh për shkurtimin nga tastiera që realizohet përmes Ctrl+Alt+Delete. Është një prej më të përdorurve për shumicën e situatave problematike në Windows, por jo vetëm kaq. Në Windows 7 dhe 8 mund të keni vënë re se ky shkurtim hap një ekran me shumë opsione dhe ju duhet të klikoni për të shkuar në Task Manager. Për ta lehtësuar disi punën, provoni Ctrl+Shift+Escape. Do të kaloni direkt në Task Manager ku mund të menaxhoni aplikacionet në funksionim.

Alt (ose F10)

Kjo është ndër ato shkurtime që janë më pak të njohura, por, pasi ta mësoni, do të thoni gjithmonë me vetë “Si kam punuar dot pa të”?. Mund të keni vënë re se disa programe – si Internet Explorer, Windows Explorer etj. – i kanë mënjanuar menutë tradiconale me emrat “File, Edit, View, etj.” Por, në rastet kur ju duhet të gjeni ndonjë opsion që shfaqet në ndonjë prej këtyre menuve më të avancuara dhe nuk dini se ku të kërkoni, përgjigjja është e thjeshtë: shtypni tastin Alt (ose F10). Ai do t’ju shfaqë përkohësisht menutë tradicionale me File, Edit etj. Thjesht kini parasysh se në disa aplikacione, si Windows Explorer në Windows 8 – kjo komandë mund të mos funksionojë. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>