Lajmet

3 uebfaqe të tjera torrent zhduken nga Mbretëria e Bashkuar

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
3 uebfaqe të tjera torrent zhduken nga Mbretëria e Bashkuar

torrentUebfaqet me torrent kanë pasur shumë probleme kohët e fundit. Me mbylljen e papritur të Demonoid në mesin e 2012, shumë njerëz u janë drejtuar uebfaqeve të tjera për të zgjidhur problemet e veta.

Tani 3 uebfaqe të tjera nuk janë më të disponueshme, të paktën në Mbretërinë e Bashkuar. Kat.ph, H33T dhe Fenopy nuk janë më, dhe nuk mund të aksesohen në mënyrën tradicionale.

Nëse shkohet në këtë uebfaqe, një mesazh del ku thotë që është bllokuar, madje as adresat e tyre të dyta nuk bëjnë punë. Me sa duket 3 uebfaqet u mbyllën më 21 mars.

Pas një prove për ti bërë ping me komandën “Promt”, duket se edhe trafiku i tyre është bllokuar totalish.

Lufta kundër piraterisë po bëhet gjithmonë e më e ashpër dhe ndoshta në të ardhmen vjen edhe në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. (PCWorld Albanian)

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>