Biznes

30 000 monedha virtuale Bitcoin do të nxirren në ankand në SHBA

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
30 000 monedha virtuale Bitcoin do të nxirren në ankand në SHBA

bitcoins-348x196Marshallët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan se ata do të nxjerrin në ankand afërsisht 30 000 monedha virtuale Bitcoin, të cilat u konfiskuan në një aksion të shtetit Amerikan kundër Silk Road.

Në ankand do të paraqiten 9 grupe monedhash me 3000 Bitcoin secila dhe një grup tjetër me 2.656 monedha. Në tregun virtual vlera e këtyre monedha në këto momente është 587 dollarë. Shteti Amerikan në qoftë se arrin ti shesë këto monedha do të ketë një fitim prej 17.4 milion dollarësh.

Ky ankand nuk është i hapur për këdo, ata që janë të interesuar duhet që të dërgojnë në formën e një depozite një shume prej 200.000 dollarësh për të treguar që ata janë në gjendje të paguajnë për këto monedha. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>