Analiza

30 % e adoleshentëve të SHBA-së përdorin Facebook-un për lajme

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
30 % e adoleshentëve të SHBA-së përdorin Facebook-un për lajme

facebook-news-chartMediat sociale në përgjithësi i përshkruajnë gjërat që i bëjmë, kështu që nuk është befasi që këto media janë duke bërë ndryshimin edhe të mënyrës se si i konsumojmë lajmet. Një studim i ri nga Pew Research tregon që nga 64 për qind e adoleshentëve të SHBA-së që përdorin rrjetin Facebook, përafërsisht gjysma e tyre, apo më saktë 30 për qind, e përdorin rrjetin social për të qenë sa më afër me lajmet e fundit.

Në YouTube, 10 për qind e adoleshentëve nga SHBA-ja i përdorin video platformat për t’u informuar, ndërsa vetëm 8 për qind e shohin rrjetin Twitter si vend për informim. Derisa këto përqindje, në krahasim me bazën e përgjithshme të përdoruesve të secilit rrjet social, janë mbresëlënëse, ato ende paraqesin një pjesë të vogël të popullsisë adoleshente të SHBA-së. Ende, me evoluimin e mediave sociale dhe botës dixhitale, mund të presim që konsumimi i lajmeve nga rrjetet sociale të rritet.

Tabela e mëposhtme, e krijuar nga Statista, tregon se si përdoruesit e mediave sociale janë duke i përdorur platformat e tyre për të marrë lajme. (PCWorld Albanian)

20140328_Socail_News

Lajmet e fundit>