Analiza

30 vite që nga kompjuteri i parë Macintosh

Mar 11 2015
0 Shpërndarje
30 vite që nga kompjuteri i parë Macintosh

aKjo javë shënon 30 vjetorin e kompjuterit të parë desktop Mac nga Apple, i cili u prezantua për herë të parë nga Steve Jobs më 24 janar 1984. Në këtë galeri ne kemi mbledhur disa pamje të kësaj pajisjeje e cila me kalimin e viteve po perfeksionohet duke u bërë ikonë teknologjike.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs pozoi në një dhomë plot me Macintosh. Kjo pajisje kishte një memorie të brendshme prej 128 K—shumë e vogël krahasuar me standartet e tanishme – dhe kushtonte plot 2,495 dollarë.

m1Macintosh IIci- U lançua në 20 shtator 1989 dhe shënoi epokën e dytë të kompjuterave Mac. Ishte Mac-u më i shitur në histori dhe shitjet e tij vazhduan deri në vitin 1993.

m2Macintosh Color Classic II- U lançua në vitin 1993 dhe ishte një përsëritje e pajisjes së parë me ngjyra nga Apple dhe karakterizohej nga një dizajn i afërt me Mac-un origjinal. Dërgesat e këtij Color Classic u bënë së bashku me mausin dhe tastierën me markën e Apple në to. Ai përmbante dyfishin e RAM dhe të shpejtësisë ku u lançua në Japoni, Kanada dhe disa vende të tjera, por jo në Amerikë.

m3Televizori Macintosh- Epo të gjitha nuk mund të rezultojnë si sukses i vërtetë. Në vitin 1993 Apple publikoi televizorin e parë Macintosh i cili do të shënonte përpjekjen e parë të kompanisë në integrimin televizor-kompjuter. Ai kishte ngjyrë të zezë dhe një ekran 14 inç. Gjithsej u krijuan 10,000 të tillë e që prej muajit shkurt 1994 nuk u prodhuan më.

m4Power Macintosh 6100- Ai kishte dizajnin e një kutie pice. Ishte Mac-u i parë i cili përdorte proçesorin e ndërtuar nga IBM dhe Motorola. Gjithashtu kompjuteri i parë i cili përdorte sistemin e operimit nga Apple OS9.

m5Përvjetori i njëzetë i Macintosh- u shit në vitin 1996 duke shënuar 20 vjetorin e Apple me një çmim prej 7,495 dollarësh. Ishte një nga kompjuterët e parë në të cilët përfshihej një ekran LCD.

m6Power Macintosh G3- Ngjyra blu dhe e bardhë pasoi versionin e mëparshëm të ngjyrës bezhë në vitin 1999. Nuk kishte shumë ndryshime nga ai i mëparshmi

m7“Flower Power” iMac- Linja G3 e iMac-ëve kishte një varietet dizajnesh dhe ngjyrash ashtu siç edhe mund ta shikoni në fotografinë më sipër.Edhe pse nëse nuk e keni dëgjuar më parë do të dëshironim t’ju vinim në dijeni se ky version gjithmonë është kategorizuar ironikisht si produkti më i shëmtuar që Apple ka krijuar në gjithë historinë e tij.

m8Power Mac G4- U prezantua nga Steve Jobs në vitin 1999 në San Francisco.

m9iMac DV- Një pjesëtar tjetër I familjes së  iMac G3, u lançua në vitin 1999 për video dixhitale.

m10Power Mac G4 Cube- dizajn i cili u prezantua në vitin 2000, dizajn i bërë nga Jony Ive.

m11Paneli iMac i sheshtë- Në janar të vitit 2002, Steve Jobs prezantoi në eventin Macworld Expo iMac-un e sheshtë.

m12eMac- Shkurtim i Education Mac ( Mac Edukativ). Fillimisht ishte dizenjuar për shitje nëpër shkolla, por me kalimin e kohës u ofrua edhe në një treg akoma e më të gjerë.

m13Power Mac G5- Ky ishte emri i vendosur nga Apple për kompjuterin e parë të saj prej 64 bit. Kompjuter i cili ishte më i fuqishmi nga të gjithë.

m14Mac G5- Jobs hapi konferencën e zhvilluesve në mbarë botën në Qershor të vitit 2005 duke përdorur një Mac G5 dhe me një çip proçesimi Intel. Gjatë prezantimit Jobs lajmëroi se kompania Apple do të ndërrojë çipet nga IBM drejt Intel.

m15Mac Pro- Në vitin 2006 u prezantua në konferencën e vitit 2006 të zhvilluese mbarë botëror të Apple në San Francisco.

m16iMac- Në 7 gusht të vitit 2007 njerëzit mund të provonin eksperiecën e iMac dhe tastierës me wireless pasi Jobs prezantoi versionet e reja të iMac dhe aplikacioneve iLife.

m17MacBook Air- Nga mesi i vitit 2000, Mac-ët po korrnin goxha sukses. Në këtë foto më sipër Steve Jobs po mban në dorë një MacBook Air gjatë një fjalimi në konferencën e Macworld në San Francisco në vitin 2008.

 

Mac Pro- Lançuar në Dhjetor të vitit 2013, Mac Pro jepte përdoruesve grafika intense dhe karakteristika videosh shumë të larta. Ai është një cilindër në ngjyrë të argjendtë dhe të zezë, i gjatë prej 10 inç.

iMac, sërish- Ky është iMac më i ri nga kompania Apple , me një ekran prej 27 inç, dhe përsa i përket ngjyrave ato kanë variuar nga bezhë, në të bardhë e të zezë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>