Harduer

300,000 porosi për OnePlus 5 në vetëm dy ditë

Jun 16 2017
0 Shpërndarje
Prej javësh OnePlus ka zbuluar vazhdimisht detaje të dizajnit dhe asaj çfarë përmban në brendësi telefoni. 300,000 porosi për OnePlus 5 në vetëm dy ditë Photo Source: CNET

Debutimi i OnePlus 5 do të bëhet më 20 Qershor. Është planifikuar një aktivitet në Kinë po ashtu edhe në Indi, por ende i paprezantuar zyrtarisht, telefoni është porositur mëse 300,000 herë.

Informacioni vjen nga uebsajti i një distributori Kinez online, JD.com. Pritet që interesi të jetë edhe më i lartë nëse konsiderojmë porositë që do të bëhen përmes faqes zyrtare të OnePlus.

Prej javësh OnePlus ka zbuluar vazhdimisht detaje të dizajnit dhe asaj çfarë përmban në brendësi telefoni. Shefi ekzekutiv i kompanisë Pete Lau tregoi sesi OnePlus 5 mund të realizojë foto të shkëlqyer në dritë të pakët por edhe foto portret.

Deri më sot kemi mësuar se OnePlus 5 ka sistem kamerash të dyfishtë. Procesori gjithashtu është konfirmuar nga Lau dhe do të jetë Snapdragon 835. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>