Harduer

36 telefonë Samsung pritet të kalojnë në Android 8.0 Oreo

Dec 5 2017
0 Shpërndarje
E gjitha kjo ka për të ndryshuar shpejt ndërsa kompani si Samsung ka nisur përgatitjet për një mori përditësimesh në muajt në vijim. 36 telefonë Samsung pritet të kalojnë në Android 8.0 Oreo Photo Source: Digital Trends

Kanë kaluar muaj që nga debutimi në Gusht i Android 8.0 Oreo ndërsa ritmi i adoptimit ka qenë ai që pritej, shumë larg rivalëve të Apple iOS.

Vetëm 0.3% e telefonëve Android kanë kaluar në versionin më të fundit të sistemit operativ të Google.

E gjitha kjo ka për të ndryshuar shpejt ndërsa kompani si Samsung kanë nisur përgatitjet për një mori përditësimesh në muajt në vijim.

Ja lista e telefonëve:

Sipas një raporti të publikuar, në listën e parë të përditësimeve do të jenë padyshim flashipët Galaxy S8, S8+ dhe Note që tashmë kanë nisur testimet beta të Android Oreo.

Megjithatë në total janë 36 pajisje, telefona dhe tabletë, që pritet të kalojnë në Android 8.0 Oreo citon raporti.

Pjesë e listës janë edhe telefonë të disa viteve më parë si Galaxy S6 dhe Note 5 nga 2015-ta.

Ky është një detaj i rëndësishëm sepse janë telefona përtej ciklit dy vjeçar të përditësimeve të premtuara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>