Lajmet

“360 Security”, një aplikacion sigurie efikas për platformën Android

Feb 16 2015
0 Shpërndarje
“360 Security”, një aplikacion sigurie efikas për platformën Android

360-securityNë ditët e sotme të gjithë janë në dijeni se smartfonët janë në shënjestër të hakerave për shkak të popullaritetit të tyre. Në fakt këto sulme janë rritur me 74% në vitin 2014. Si pasojë e kësaj shifre alarmante kompanitë teknologjike po fokusohen në rritjen e sigurisë për smartfonët. Muajin e shkuar BBC raportoi se Google përmirësoi masat e sigurisë në Android KitKat dhe Lollipop.

360-security-1-100567930-mediumPor së fundmi në skenë është shfaqur dhe një aplikacion i ri i quajtur “360 Security” i ndërtuar nga Qihoo 360. Ky është patjetër një aplikacion që përdoruesit e një smartfoni Android duhet ta kenë. Ai është i ndarë në tri seksione; Boost, Clean dhe Antivirus. Opsioni Boost kryen funksionin e clirimit të memories së smartfonit tuaj nga ato aplikacione aktivë që nuk janë në përdorim duke shërbyer në rritjen e performancës dhe jetëgjatësisë së baterisë. Opsioni Clean pastron skedarët e padobishëm. Ndërsa opsioni Antivirus skanon aplikacionet dhe kartën e memories tuaj për programe keqdashëse.

“360 Security” përfshin gjithashtu një opsion ‘Find my Phone’ i cili kyç telefonin tuaj nëse ju ka humbur, aktivizon alarmin dhe fshin automatikisht të gjitha të dhënat. Ky aplikacion ofron dhe enkriptimin e mesazheve tekst që ju dërgoni. Aplikacione të tjera të ngjashme që ja vlen të shkarkohen janë Avast Mobile Security, Norton, Kaspersky Internet Security, Clean Master etj. Me kaq shumë mundësi zgjedhje nuk ka justifikim për ta lënë smartfonin tuaj Android të pasigurt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>