Siguri

37 nën pranga si rrjedhojë e mashtrimeve përmes trojanit Zeus

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
37 nën pranga si rrjedhojë e mashtrimeve përmes trojanit Zeus

Zyrtarët kanë bërë më tej të ditur se numri i të akuzuarve do të mund të shkojë deri në 60. Dhjetë njerëz janë arrestuar sot nga Agjentët Federal dhe Forcat Ligjore të Nju Jorkut dhe 10 të tjerë janë arrestuar më parë në SHBA si pjesë e një aksioni të koordinuar mes autoriteteve. Të gjithë të akuzuarit që u paraqitën në dokumentet e gjykatës, janë me prejardhje nga Evropa lindore dhe përballen me akuza federale.

Në anën tjetër sot në një aksion tjetër në Angli janë arrestuar 10 të tjerë, për krime të ndërlidhura me trojanin Zeus.

Trojani Zeus është identifikuar më herët gjatë këtij viti si një faktor kyç në konstruktimin e botentit që ka infektuar dhjetëra e mijëra kompjuterë anembanë botës.

Të paditurit që u paraqitën sot në gjykatën në Manhatan pëfshinin menaxher të operacioneve si dhe bartës të parave të rekrutuar për të hapur llogari bankare dhe për të pastruar para, dhe një person i akuzuar për marrje të pasaportave false për bartësit. Grupi në fjalë duket se ka rekrutuar bartës duke vendosur reklama në ueb faqe Ruse dhe duke kërkuar studentë me viza J-1, të cilët kanë mundësi të hapin llogari bankare në SHBA.

Disa prej transportuesve po akuzohen për tërheqje të parave nga llogari të brokerave në eTrade dhe TD Ameritrade. Të tjerët kanë pranuar akuza të ngjashme për pranim të parave të vjedhura përmes transfereve rrjetë në llogari bankare në Azi apo duke tërhequr para nga ATM në Nju Jork.

Hetimi duke se është ndezur kur detektiv nga policia e Nju Jorkut janë shkuar në një bankë në Bronx në shkurt për të hetuar një tërheqje në shumë prej 44.000 dollarë, thuhet sipas lajmit të paraqitur nga FBI, zyrës së avokatit në SHBA, Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, dhe agjencive tjera.

Akuzat e të akuzuarve shkojnë prej mashtrim të bankës dhe përdorim fals të pasaportat e deri tek pastrim të parave dhe konspiracion për të bërë mashtrim me tela. Denimet maksimale mund të shkojnë prej 10 deri në 30 vite dhe me shuma prej 250.000 deri në 1 milion dollarë për person. /pcworld.al

Lajmet e fundit>