Lajmet

39 për qind e përdoruesve të BlackBerry do të kalonin tek iPhone

Mar 17 2010
0 Shpërndarje
39 për qind e përdoruesve të BlackBerry do të kalonin tek iPhone

Hulumtimi i kryer nga Crowd Science ka paraqitur disa rezultate interesante rreth lojalitetit të përdoruesve të BlackBerry. Duket se 39 për qind prej tyre do të preferonin më shumë një iPhone si smartphone të tyre të radhës.

Megjithatë, gati një e treta e të anketuarve do të preferonte një celularë të bazuar në sistemin operativ Android, që paraqet shenja të qarta rreth asaj se tregu i Android po rritet.

Në anën tjetër vetëm 9 për qind e përdoruesve të iPhone kanë sinjalizuar se janë të gatshëm të lënë pajisjen e tyre Apple për një Nexus One të bazuar në Android, nga Google, megjithatë 60 për qind që posedojnë smartphone që nuk janë krijuar nga Apple apo BlackBerry, deklaruan se do të bënin ndërrim për Nexus One

Lajmet e fundit>