Harduer

3D kamera e Panasonic në gjithësi

Jul 11 2011
0 Shpërndarje
3D kamera e Panasonic në gjithësi

Panasonic ka ofruar për misionin e NASA’s kamera të këtilla 3D, monitorë 3D LCD dhe laptop Toughbook, të cilët kanë shërbyer si ndihmesë në trajnim dhe përgatitje të ekipit për të udhëhequr misionin e anijes Atlantis në Stacionin Internacional Hapësinor.

Gjatë misionit, astronautët e NASA’s kanë përdorur kamerën e lehtë 3DA1 për të dokumentuar Stacionin në 3D. Gjersa kanë bërë këtë, astronautët kanë shfrytëzuar teknologjinë 3D edhe për të dokumentuar disa eksperimente shkencore. 

“Panasonic është krenare që 3DA1 3D ka arritur të luaj një rol vital në dokumentimin e misionit të NASA’s” tha John Baisley, zëvendës president ekzekutiv, pranë Panasonic Solutions COmpany. 

AG-3D1 është kamera e parë profesionale 3D në botë që incizon 3D HD në SD kartelë. Ajo e bënë incizimin më të lirë dhe më të lehtë, është më e lehtë në përdorim, ka dy thjerrëza të plota në format 1920 x 1080 2.07 megapiksel 3-MOS për të incizuar në 1080/60i, 50i, 30p, 25p dhe 24p, e gjithashtu edhe 720/60p dhe 60p në AVCHD. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>