Vëzhgim

3D për të gjithë përdoruesit në YouTube

Apr 6 2012
0 Shpërndarje
3D për të gjithë përdoruesit në YouTube

Veçoria e re 3D kërkon syze të veçanta për ta bërë të mundshëm shikimin ashtu siç duhet, por nëse ju i keni një palë dhe e gjeni një video të përshtatshme në YouTube, e tëra që duhet të bëni është që të klikoni butonin “3D” ose në disa raste mund të zgjidhni nga opsionet për cilësi të videos. Kjo automatikisht do ta kthejë videon në formatin 3D.

Nëse ju pëlqen 3D, kjo paraqet një fillim të mirë, por mbase nuk ndodhen edhe aq shumë video në YouTube që mund ta mbështesin këtë opsion. Madje edhe vetë videot 1080p nuk e përfshijnë gjithmonë opsionin 3D, por kjo mund të ndryshojë së shpejti gjatë ditëve të ardhshme.

Ju mund ta shijoni këtë shembull të dhënë nga YouTube për veçorinë e re 3D. Mos i harroni syzet tuaja 3D, ju mund të fitoni dhimbje koke nëse i shikoni pa syza./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>