Analiza

3D transistorët e Intel: Më të shpejtë, më të ftohtë e më të vegjël

May 5 2011
0 Shpërndarje
3D transistorët e Intel: Më të shpejtë, më të ftohtë e më të vegjël

Këta transistorë 3D do të mundësojnë që Intel të krijojë çipa me bazë në 22 nm që do të shfrytëzojnë më pak energji, gjersa në anën tjetër do të ofrojnë më shumë performancë. Intel ka thënë se transistorët e saj 22 nm Tri-Gate do të kenë performancë më të mirë për 37 për qind në të njëjtën voltazh si CPU-të e procesit 32 nm, e përveç kësaj ata do të konsumojnë përgjysmë më pak energji në një çip të ngjashëm të krijuar me proces 32 nm.

Edhe pse performanca dallon me përmirësime në shumë aspekte, shumë përmirësime tjera burojnë nga vet 3D Tri-Gate. Me transistorë të rrafshet planar, rrjedhja mund të bëhet një problem në procese më të vogla, ndërsa problem tjetër mund të bëhet edhe mënyra sesi dërgohet rryma përmes çipit.

Në vend se rryma të kalojë përmes planit, Tri-Gate shtyn rrymën përgjatë tre faqeve të një pende që zgjatet nga qarku. Penda rrit sipërfaqen si dhe fuqinë shtytëse apo mënyrën sesa mund të shtyhet rryma. Intel beson se 3D transistorët do ta shtyjnë atë tre vjet para konkurrencës.

Çka do të thotë kjo për kompjuterin e ardhshëm?

Kjo varet sesa do të jeni në gjendje të prisni për të. Ivy Bridge nuk do të paraqitet në treg deri në gjysmë të vitit 2012, ndërsa  kur të paraqiten këta kompjuter ata do të jenë më të shpejtë, do të konsumojnë më pak rrymë dhe do të jenë më të ftohtë se kompjuterët e sotëm. Një zyrtarë i Intel ka thënë për MaximumPC se procesi i ri 22 nm do të  paraqitet së pari për desktop, laptop dhe server, ndërsa pritet të futet në përdorim edhe në versionin e ardhshëm të Atom. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>