Biznes

3G dhe operatori i katërt, do të rrisin konkurrencën dhe ulin çmimet në Shqipëri

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
3G dhe operatori i katërt, do të rrisin konkurrencën dhe ulin çmimet në Shqipëri

Sipas tij përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm tek qytetarët shqiptarë, dhe se vlerësimet e fundit tregojnë se 45 përqind e shqiptarëve janë përdorues interneti, ndëras numri i familjeve që kanë qasje në internet është rritur në 12.5 për qind, e gjithashtu edhe numri i bizneseve, që kanë lidhje me internet.

Ministri Pollo foli sot në forumin e dytë të Telecom-it me temë:  “Shqipëria drejt Broadband-it”, i cili organizohej nën kujdesin e tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive të Teknologjisë së Informacionit e të Komunikimit (TIK), universiteteve dhe Qeverisë.

Forumi i dytë për telekomin u fokusua këtë herë në sistemet, rrjetet dhe shërbimet lëvizëse broadband të komunikimit. Ministri Pollo tha se dhënia e liçnsës për 3G do t’i shërbejë pa dyshim rritjes së brodbandit në Shqipëri dhe se hyrja e operatorit të katërt të telefonisë celulare do t’i japë një shtysë tjetër rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimeve në interes të konsumatorit.

Ky aktivitet ka si qëllim avancimin e projektit “Shqipëria Digjitale” si dhe ndërtimin e një bashkëpunimi më të ngushtë me komunitetin e biznesit të telekommunikacioneve dhe TIK-ut në Shqipëri.

Në këtë forum u diskutuan çështje të tilla si ngritja e Rrjetit Kombëtar Broadband (National Broadband Netëork); miratimi dhe implementimi i strategjisë për kalimin nga transmetimet analoge në digjitale; trajtimi i dividendit digjital; politikat spektrale në përputhje me eksperiencat eBE-së për zhvillimin e Broadband si dhe krijimi i fondit për Shqipërinë Dixhitale, të cilat sikundër vlerësoi ministri Pollo janë pjesë e agjendës së qeverisë për periudhën e ardhshme.

Lajmet e fundit>