Biznes

4.7 milion anëtarë të LinkedIn janë të punësuar në biznese të vogla

Sep 27 2011
0 Shpërndarje
4.7 milion anëtarë të LinkedIn janë të punësuar në biznese të vogla

Siç shihet në një grafikë informative (infographic) të ndërlidhur me tregun e Shteteve të Bashkaura të Amerikës, një numër mjaft i madh i njerëzve në LinkedIn janë veteran të shërbimeve ushtarake apo të diplomuar.

Për grupin e parë (veteranët e ushtrisë), operativa dhe teknologjia informative kanë qenë fushat më të përshtatshme për të punuar, kurse komuniteti i diplomuar ka gjetur vetën në biznes aop në shkenca kompjuterike.

Të dhënat e postuara tregojnë edhe mundësitë jashtë bizneseve të mëdha. Rreth 4.7 milion anëtarë të LinkedIn (prej 100 milion sa ka rrjeti) janë të punësuar vetëm në biznese të vogla. Është e paqartë se sa prej tyre janë të ri në pozitën e tyre, por shumë anëtarë të LinkedIn kanë ecur tutje. Sipas kompanisë, ka pasur rreth 7.4 milion ndryshime vende pune qysh prej vitit 2009.

Ndërsa në Kosovë e Shqipëri shfrytëzimi i Linkedin ka filluar të përjetojë një rritje të madhe gjatë viteve të fundit, e veçanërisht është duke u shfrytëzuar nga specialistët e Burimeve Njerëzore të cilët në raste të caktuara po arrijnë të gjejnë personin e duhur për ta brenda tij, megjithatë të rralla janë rastet kur një kompani poston konkurs pune brenda kornizave të LinkedIn. Çka mendoni, a duhet të ndryshojë kjo edhe tek ne? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>