Lajmet

4 aplikacione Android fantastike për menaxhimin e axhendës personale

May 12 2013
0 Shpërndarje
4 aplikacione Android fantastike për menaxhimin e axhendës personale

Më poshtë po ju paraqesim karakteristikat e 4 aplikacioneve Android që iu nevojiten për menaxhimin e axhendës personale që janë: Wunderlist (pa pagesë), Google Keep (pa pagesë), Tasks (pa pagesë), Any.do (pa pagesë)

wunderlist

Wunderlist (pa pagesë)

Çelësi i suksesit të këtij aplikacioni qëndron tek thjeshtësia. Është shumë i thjeshtë që të sinkronizohet në çdo platformë kompjuterike dhe ndërfaqja e tij është e përbërë kryesisht nga Detyrimet dhe Listat. Është e mundur që listat e krijuar të ndahen me miqtë tuaj. Në qoftë se zgjidhni versionin me pagesë atëherë do të keni mundësi që të caktoni detyra edhe për të tjerët.

Sapo të krijoni listën me një emër të caktuar mund të shtoni të gjitha gjërat që keni për të bërë. Mund të aktivizoni lajmërimet për tu kujtuar me e-mail. Tek detyrat e veçanta është e mundur që të shtoni edhe nëndetyra ose të mbani shënime shtesë. Pikërisht ky opsion përbën dhe një prej karakteristikave më pozitive të Wunderlist.

googlekeep

Google Keep (pa pagesë)

Google Keep është perfekt për të gjithë ata përdorues që kërkojnë një aplikacion që ofron një tabelë dixhitale ku mund të vendosësh letra me ngjyra për të kujtuar shpejt detyrat që kenë për të realizuar. Një prej karakteristikave më pozitive të këtij aplikacioni qëndron tek integrimi me Google Drive. Kjo mundëson ngarkimin automatik të listave tuaja në cloud që mund të aksesohen nga çdo pajisje mobile ose desktop për sa kohë që përdoruesi disponon lidhje interneti.

Google Keep sapo është lançuar, megjithatë në përditësimet e tij pritet që Google të mundësojë integrimin e Keep edhe në shërbimet e tjera të kompanisë.

Tasks

Tasks (pa pagesë)

Ashtu si e tregon edhe emri ky aplikacion është i thjeshtë dhe fokusohet tek listat e detyrave dhe nuk disponon shumë elemente dekorative. Një prej veçorive të rëndësishme lidhet me sinkronizimen me Google Tasks si dhe me llogari të ndryshme që përdoruesit mund të kenë në Google. Në qoftë se jeni një fans i listës së detyrave të integruar në Google Calendar atëherë kjo është mënyra më e mirë për ta kthyer atë në një eksperiencë mobile.

any.do

Any.do (pa pagesë)

Aplikacioni Any.do menaxhon detyrat tuaja duke i ndarë ato në 4 kategori të ndryshme: “Sot, Nesër, Më vonë, Ndonjëherë”. Për disa përdorues këto kategori janë shumë kushtëzuese, ndërsa për disa të tjerë janë mjaft të dobishme dhe e cilësojnë këtë ndarje si një nga veçoritë më pozitive të këtij aplikacioni.

Gjithashtu Any.do suporton sugjerime kontekstuale. Ndërkohë që jeni duke shkruar diçka që duhet të mbani mend aplikacioni fillon të sugjerojë vazhdimin në mënyrë që të përshpejtohet procesi. Në rast se një prej gjërave që duhet të mbani mend është të telefononi dikë atëherë aplikacioni sugjeron numrin e

tij nga lista e kontakteve dhe shton një ikonë aksesi të shpejtë për ta telefonuar që nga lista që keni krijuar. Kjo lloj ndihme që ofron aplikacioni lehtëson jo vetë përcaktimin e detyrave por edhe realizimin e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>