Lajmet

4 aplikacione mobile që duhet të përdorë çdo gazetar në vitin 2013

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
4 aplikacione mobile që duhet të përdorë çdo gazetar në vitin 2013

Ulja e ndjeshme të kostove të smartfonëve ka bërë që këto pajisje të jenë të disponueshme dhe të përballueshme në të gjithë botën. Tashmë është shumë e thjeshtë për reporterët të kenë mjete që i ndihmojnë në punën e tyre, por njëkohësisht është edhe e vështirë, për shkak të shumëllojshmërisë së madhe të aplikacioneve dhe mëdyshjes kur vjen puna tek zgjedhja e aplikacionit të duhur.

Për t’iu lehtësuar disi punën, ne ju paraqesim më poshtë një listë me 4 aplikacione që përmbushin pjesën më të madhe të nevojave të gazetarëve lidhur me audion, videon dhe gjuhën.

1. 1st Video – Video Editor  – ky editor video ishte pjesë e guidës raportuese mobile të ndërtuar nga UC Berkeley. U rendit në krye të aplikacioneve më të mira për editim video, madje më lart se dhe vetë aplikacioni i Apple, iMovie. Ai përfshin karakteristika audio si regjistrim voice-over apo shkrim të skenarit (fjalëve). Duke qenë se ofron mjaft opsione të avancuara, duhet pak kohë për t’ia marrë dorën (por, ndërkohë mund të shihni këto tutoriale). I disponueshëm për iPad dhe iPhone për 9.99$.

2. SoundCloud – aplikacionet për iPhone apo Android nuk ofrojnë aq shumë karakteristika sa një program desktopi , por nëse ju duhet të kapni momente nga terreni, si ngjarje apo intervista të shpejta, atëherë ky aplikacion pa pagesë është ideali. Mund të regjistroni, editoni dhe ngarkoni një video nga telefoni juaj në llogaritë që keni në mediat sociale.

3. Google Goggles – ky aplikacion për kërkim vizual është i duhuri për gazetarët që nuk raportojnë në gjuhën e tyre. Ai është pa pagesë dhe përdor kamerën e iPhone-t apo celularit tuaj Android për të përkthyer tekste dhe imazhe duke ofruar detaje të mëtejshme lidhur me to.

4. YouTube Capture – provoni aplikacionin e ri mobile për editimin e videove në iPhone dhe iPad. Mund të regjistroni dhe editoni video përmes pajisjeve tuaja mobile, e më pas t’i ngarkoni ato direkt në YouTube. Aplikacioni është pa pagesë dhe ofron qëndrueshmëri imazhi, rregullim ngjyrash, prerje të pjesëve të ndryshme të videos si dhe mundësinë për të shtuar muzikë në sfond. Editimi i plotë nuk është ende i disponueshëm, as për versionin në Android, megjithatë pritet që të jetë një nga aplikacionet më tërheqëse gjatë vitit që vjen. (PCWorld Albanian)

mobile apps

Lajmet e fundit>