Lajmet

4 arsye për filluar vitin me blerjen e një abonimi Office 365

Jan 1 2017
0 Shpërndarje
4 arsye për filluar vitin me blerjen e një abonimi Office 365

office365logo-100700065-largePushimet po shkojnë drejt fundit dhe viti ri sapo ka trokitur. Është momenti perfekt për të ushqyer produktivitetin e nevojshëm për 12 muajt e ardhshëm.

Për tja filluar, gjëja më së shumti keni nevojë është një softuer i cili u kryen pjesën më të madhe të punëve. Ne do të pëlqenim Office 365.

Suita e produktivitetit të Microsoft kushton 99 dollar në vit për 5 përdorues të Office 365 Home ose mund të paguani 70 dollar për një përdorues me planin Office 365 Personal. Mbase u duket e çuditshme të paguani në epokën e softuerit dhe aplikacioneve falas pafund si rasti i Google, Libre Office apo Office Online nga Microsoft.

Por ekzistojnë disa arsye të forta pse duhet të blini një abonim Office 365.

  1. Hapësirën cloud në OneDrive

Përveç se përfitoni të gjitha funksionalitetet në Office, një abonim Office 365 përfshin 1TB memorje në OneDrive. Kjo hapësirë duhet të jetë e mjaftueshme për të ruajtur dokumentet, të dhënat, foto dhe videot por nuk është për të ngarkuar filma HD.

Me aplikacionin OneDrive të disponueshëm në iOS dhe Android, qasja në skedarët tuaj kudo dhe kurdo skanë qenë asnjëherë më e lehtë.

  1. Minuta falas në Skype

Mbase do të keni nevojë ndonjëherë të kryeni thirrje drejt numrave të huaj dhe minutat në Skype janë ndër opsionet më të mira. Office 365 u dhuron 60 minuta falas çdo muaj. Mund të mos mbulojë të gjitha kostot e thirrjeve tuaja por u jep një dorë ndihmë.

  1. Më shumë se një përdorues

Nëse bleni Office 365 Home do të përfitoni të drejtën e përdorimit të Office në pestë kompjutera, pesë tabletë dhe pesë telefonë. Jo vetëm por të gjithë përfitojnë 1TB në OneDrive dhe 60 minuta në Skype.

  1. Eksperiencën e plotë mobile

Pa një abonim në Office 365, aplikacionet mobile të Office janë të padobishme sidomos për tabletët. Sigurisht përfitoni funksionalitetet standarte si editimi apo shikimi i dokumenteve por për të shkuar më tutje duhet një abonim.

Konkretisht pa një abonim Office 365 nuk mund të korrigjoni gabimet as ti shikoni ato.

Nëse doni të provoni Office 365, Microsoft ofron një muaj falas për ta provuar. Nëse doni të anulloni shërbimin duhet ta bërë përpara përfundimit të muajit përndryshuar abonim kryhet automatikisht për një vit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>