Analiza

4 gjëra që mund të presim nga Google në 2015

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
4 gjëra që mund të presim nga Google në 2015

168802492Përgjatë 2014-tës që lamë pas, motori i kërkimit të Google – më i madhi në botë – vazhdoi të dominonte. Në SHBA, kompania ka 67 % të tregut në kompjuterët desktop. Globalisht, numëron 50 miliardë dollarë të ardhura çdo vit. Por ndërsa Google hedh shikimin nga mundësitë reja që mund të ofrojnë të ardhura në të ardhmen, ekzekutivi i kompanisë Larry Page nuk ka hezituar të thotë se kompania e tij ka nevojë të zgjerojë më tej vizionin e saj. Në 1998 kur u themelua, Google mbante mandatin e organizimit të informacionit në të gjithë botën. Por tani kjo do të thotë shumë më tepër sesa thjesht “kërkim”.

Prandaj, ajo që presim më shumë nga Google në vitet e ardhshme është shumë larg biznesit të saj të kërkimit. Që nga YouTube e gjer tek laboratorët e saj sekret të Google X dhe platformës dominuese Android, kompania ka provuar shpeshherë potencialin e saj në inovacion dhe teknologji. Në këtë artikull kemi përfshirë katër gjëra që kompania do ti ketë në konsideratë për këtë vit të ri që sapo nisëm.

Lançimi i Google Glass

google-glass-cnet-sensorsMbani mend Google Glass? Syzet me akses në internet, të cilat tërhoqën vëmendjen e mjaft adhuruesve të teknologjisë, u prezantuan si një program i kufizuar në 2013, ndërkohë që 2014 ishte një vit i heshtur. Mendohet që Google do të hedh në treg këto syze për konsumatorët këtë vit.

Ky produkt, i cili mendohej të ishte i disponueshëm gjerësisht për konsumatorët vitin që shkoi, kanë suprizuar dhe ngazëllyer shumë prej nesh kur u zbuluan në 2012. Por kjo pajisje ka prekur edhe “nervin” e atyre që ndihen të kërcënuar për privatësinë e tyre. Google Glass, të cilat janë të pajisura me një kamerë dhe mikrofon, janë përjashtuar dhe ndaluar për përdorim nga kinematë.

Po pavarësisht gjithë polemikave që ka shkaktuar, produkti akoma teknikisht gjendet në testim publik. Është e paqartë se çfarë do të ofrojë produkti pasi të dalë nga faza e testimit. Disa analistë mendojnë se do te këtë një kosto 1500 dollarë.

Reklamat televizive në YouTube

Google vazhdimisht ka bërë investime të mëdha në platformën e saj të videove YouTube. Kompania ka luftuar fuqishëm për të mbajtur të gjallë kreativitetin e shërbimit të saj veçanërisht ndaj rivalëve si Facebook.

Por ka arsye të mjaftueshme për këto investime. YouTube ka më shumë se 1 miliard vizitorë unikë çdo tre muaj. Firma analitike eMarketer parashikoi se të ardhurat nga reklamat e video-eve do të shënojnë shifrën e 1.13 miliard dollar nga fundi i 2014. Por Google kërkon më shumë para nga YouTube. Tradicionalisht, TV ka qenë vendi ku më së shumti market dhe agjencitë kanë shpenzuar më shumë për reklamim. Por analistët thonë se kjo do të ndryshojë së shpejti dhe se shpenzimet për reklamat në ueb do të tejkalojnë ato në TV. Një numër i konsiderueshëm kompanish teknologjike kanë investuar më shumë në video reklamat në ueb në vitet e fundit. Në muajin nëntor, Yahoo bleu kompaninë e reklamave Brightroll për 640 milion dollar. AOL bleu Adap.tv, një tjetër kompani reklamash, në 2013.

Google do të punojë më agresivisht për sjellë shpenzimet për reklamim të këtyre kompanive në YouTube. Tashmë Google ka filluar ta bëjë realitet këtë gjë duke ngritur bashkëpunime. Në muajin shkurt, Google bëri një marrëveshje me Magna Global, një nga reklamusesit më të mëdhenj në botë të blerjeve. Marrëveshja me kosto 100 milion dollar do të sjellë reklamimin në uebsitet e Google përfshi edhe Youtube.

Android kudo

Padyshim se asnjë divizion i Google nuk ishte më i angazhuar në 2014 sesa ai i cili është përgjegjës për sistemin operativ mobil të kompanisë, Android. Softueri aktualisht është pjesë e më shumë se 80 % e smartfonëve në të gjithë botën dhe Google në 2014 ndërmori hapa madhor për të vazhduar me ekspansionin e saj.

Në muajin shtator, kompania lançoi programin Android One, një iniciativë për të sjellë telefonët e cilësisë të lartë me çmim të përballueshëm në tregjet në zhvillim. Ky projekt fillimisht u lançua në Indi. Në muajin dhjetor, Google e përhapi më tej programin në Bangladesh, Nepal dhe Sri Lanka. Gjithashtu kompania kishte në plan të dërgonte programin edhe në Filipine dhe Indonezi nga fundi i 2014 por që me shumë gjasa kjo do të ndodhë në 2015.

Por në nëntor të 2014, kompania filloi të bënte të disponueshëm Android Lollipop 5.0, të cilin shefi i produkteve pranë Google, Sundar Pichai, e quajti si versionin më ambicioz të sistemit operativ. Përditësimi ishte një ridizenjim total të ndërfaqes së përdoruesit.

Por ajo që mendojmë ne për 2015 është një paraqitje më cilësore si nga pikëpamja e harduerit ashtu dhe e softuerit për telefonët Android. Google gjithashtu ka investuar goxha në veshjet elektronike. Krahas Google Glass, kompania është përqendruar në platformën Android Wear, një version i modifikuar i Android për të funksionuar me veshjet e elektronike të tilla si orët inteligjente.

Por përfitimi mund të jetë i madh. Deri në 2018, dërgesat për veshjet elektronike do të kalojnë 100 milion njësi, pothuaj 6 herë më shumë se në 2013 sipas firmës kërkimore IDC. Konkurrenca gjithashtu do të nxehet me Apple që ka në plane të nxjerrë në shitje orën e saj inteligjente Apple Watch në muajt e parë të këtij viti.

Hetimi në vazhdim në Evropë

Internet Market Considers MIcrosoft Bid for YahooEdhe pse Google ka përqendruar përpjekjet e saj në biznese të reja, kërkimi akoma është pika e dobët e Google. Dominimi i kompanisë do të ti sjellë jo pak probleme në Europë për shkak të mocioneve të mosbesimit nga Parlamenti Europian.

Google ka qenë pjesë e këtij mocioni mosbesimi për katër vite me rrallë ku jo pak herë ka qenë edhe objekt hetimesh. Çështja është e tillë: Bashkimi Europian akuzon gjigantin e motorit të kërkimit se po u jep prioritet shërbimeve të saj YouTube dhe Google+ në rezultatet e kërkimit. Google ka qenë gjithashtu objekt gjykimi nga gjykata Europiane për “të drejtën për tu harruar” e cila lejon që përdoruesit të kërkojnë që emrat e tyre të largohen nga rezultatet e kërkimit.

Parlamenti Europian vazhdoi më tej duke votuar mocionin për shkëputjen e biznesit të motorit kërkimit nga pjesa tjetër e kompanisë. Mocioni ishte i paqëndrushëm, por që si rezultat i presionit nga politika Europiane mbi Komisionin Europian u votua dhe u miratua përfundimisht. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>