Harduer

Më 4 Janar Samsung prezanton gjeneratën e re të procesorit Exynos

Dec 29 2017
0 Shpërndarje
Shumë pak informacion është ofruar lidhur me procesorin dhe e vetmja gjë që dimë është arkitektura 10 nanometër. Më 4 Janar Samsung prezanton gjeneratën e re të procesorit Exynos

Samsung do të prezantojë më 4 Janar 2018 gjeneratën e re të procesorëve Exynos lajmëroi kompania përmes një postimi në Twitter.

Cicërima përmban hashtagun #TheNextExynos dhe produkti për të cilin bëhet fjalë është Exynos 9810.

Debutimi i këtij procesori shënon mbërritjen e modelit më të fundit 10 nanometër të Samsung i cili pritet të jetë në zemër të Galaxy S9 dhe S9 Plus vitin e ardhshëm.

Shumë pak informacion është ofruar lidhur me procesorin dhe e vetmja gjë që dimë është arkitektura 10 nanometër.

Por dimë se do të sjellë disa përmirësime të ndjeshme. Për shembull Exynos 9810 pritet të ketë një kartë grafike më të mirë dhe një model LTE të Kategorisë 18 me shpejtësi shkarkimi prej 1.2 Gbps.

Ka pasur spekulime se procesi i ri Exynos do të ketë një mini procesor të inteligjencës artificiale por ende nuk është konfirmuar. /PCWorld Albanian

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>