Softuer

4 Lojërat e reja

Mar 18 2009
0 Shpërndarje
4 Lojërat e reja

Quantum of Solace

Quantum of Solace për PC ofron grafika mbresëlënëse dhe inteligjencën artificiale që është përdorur dhe nga Call of Dyty 4: Modern Warfare. Loja do të ketë shumë veprime dhe aksione edhe gjatë ndërrimit të skenave. Ndërsa shumica e lojës luhet në vetën e parë, loja do të kalojë ndonjëherë në vetën e tretë që t’ju përkujtojë kush jeni: Bond, James Bond.

 

Prince of Persia
I krijuar nga i njëjti ekip që ka krijuar Prince of Persia, Sands of Time, PoP ka qenë në zhvillim tanimë prej tri vitesh. Videoloja hap një kapitull të ri në universin PoP me paraqitjen e stilit të ri artistik, zhvillimin e sistemit luftues, strukturën me botë të hapur dhe intelegjencën artificiale dinamike, ku më së shumti vërehet tek aleati i Princit, që është Elika.

Grand Theft Auto IV
Këtë muaj del në shitje Grand Theft Auto IV, në versionin për PC. GTA IV është dramë në botë të hapur, me një numër të madh karakteresh, aksion tensionues dhe ndjekje me vetura. Si shtesë e lojës së treguar në versionet për PS3 dhe Xbox 360, versioni për PC do të ketë edhe opsionin e zgjeruar, multiplayer.

The Tale of Despereaux
Përralla moderne The Tale of Despereaux tregon një tregim për një hero të pashpresë. I vogël dhe i ngarkuar nga veshët e mëdhenj, Despereaux është lindur shumë i madh për botën e tij të vogël. Duke refuzuar të jetojë duke u strukur, ai shoqërohet me një princeshë të quajtur Pea dhe mëson të lexojë (në vend se t’i hajë) librat, duke zbuluar tregime rreth kalorësve, dragonjve dhe zanave. Bëhuni pjesë e fantazisë. Hyni në botën e mbretërisë magjike Dor.

Lajmet e fundit>