Harduer

4 mënyra si të mbroni pajisjet tuaja teknologjike gjatë verës

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
4 mënyra si të mbroni pajisjet tuaja teknologjike gjatë verës

Nëse ju pëlqejnë edhe ju pajisjet teknologjike aq shumë nga shumicës së njerëzve, atëherë me shumë mundësi do t’i merrni ato me vete gjatë pushimeve.

Fatkeqësisht, edhe pse pishinat dhe plazhi janë ndër argëtimet tona më të mëdha, nuk mund të themi të njëjtën gjë për pajisjet tona teknologjike. Prandaj është e rëndësishme t’i mbrojmë dhe të kujdesemi për to duke zbatuar disa këshilla.

1. Kujdes me temperaturën. Temperaturat shumë të larta dhe shumë të ulta ndikojnë ndjeshëm në baterinë, ekranin dhe pajisjet e tjera të pjesëve të saj. Ashtu si edhe vetë ne, mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ato është t’i mbajmë nën hije. Nëse vëreni se telefoni juaj është nxehur tejmase nën diell, lëreni të ftohet vetë, pa e vendosur në frigorifer. Në pushimet dimërore mbajeni telefonin në xhep, afër trupit, për të evituar ngrirjen. Për laptopin, përdorni një mbajtëse me ventilator gjatë verës, veçanërisht kur punoni jashtë shtëpisë. Po ashtu, mund t’i pastroni edhe ventilatorët e laptopit.

2. Përdorni mbrojtëse. Një shqetësim më vete është dëmtimi nga uji. Nëse mbështjellëset e celularit e mbrojnë atë kur bie poshtë, ato nuk ju ndihmojnë në rastet e dëmtimit nga likuidet. Një alternativë për të mbrojtur telefonin nga uji është përdorimi i “prezervativëve për celularë.” Ato janë qese plastike që e mbrojnë atë nga shiu, pluhuri, rëra etj.

3. Mbajini gjithmonë të thata pajisjet tuaja. Nëse do të zhyteni në ujë apo nëse do të luani lojëra në ujë, atëherë ju sugjerojmë të përdorni ato që quhen “DryCASE”. Kjo çantë e vogël është e përshtatshme për celularin, pavarësisht madhësisë së tij. Për laptopë dhe tabletë, mund të blini një DryCASE në formë çantash të mëdha.

4. Mbështjellëset. Elementët e mësipërm i mbrojnë pajisjet mobile nga gërvishtjet, uji, rëra etj, por ato nuk amortizojnë lëvizjet e forta në makinë apo rrëzimet e tyre. Për këtë, blini mbështjellëse të cilat do të reduktojnë dëmtimin e tyre nga situatat e përmendura në fund. (PCWorld Albanian)

Paisje

Lajmet e fundit>