Lajmet

4 mënyra të thjeshta për të shpejtuar Mac-un tuaj

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
4 mënyra të thjeshta për të shpejtuar Mac-un tuaj

Askujt nuk i pëlqen një kompjuter i ngadaltë që nuk arrin ta kryejë punën e kohën e duhur e që shpeshherë na bën të irritohemi. Fatmirësisht, ka disa mënyra për të shpejtuar punën në një Mac, pavarësisht se sa i vjetër është ai.

1. Pastroni hard drive-n

Kompjuteri juaj ka nevojë të marrë frymë lirisht. Shkoni tek About this Mac > More Info > Storage për të parë sa GB të lira ju kanë mbetur dhe shihni një imazh me ngjyra të skedarëve që zënë më tepër hapësirë (një opsion alternativ është edhe Disk Inventory X). Vlerësoni se cilat ia vlejnë të mbahen në kompjuterin tuaj. Pjesën tjetër hidheni në USB, në disqe apo në hard drive-ra të jashtëm. Mos harroni që tek About this Mac > Overview mund të kontrolloni nëse sistemi juaj është i përditësuar; shpeshherë përditësimet lehtësojnë punën e kompjuterit.

2. Monitoroni aktivitetin tuaj

Sa herë që ndesheni me probleme, shkoni tek Applications > Utilities > Activity Monitor. Nëse keni paqartësi në të kuptuarin e Activity Monitor, lexoni këtë guidë nga Apple. Përmes tij mund të kontrolloni edhe përqindjen e CPU-së që ze secili aplikacion qëështë në ekzekutim. Shikoni me kujdes nëse ka programe që përdorin mbi 90% të CPU-së dhe mbyllini ato.

3. Kontrolloni aplikacionet që aktivizohen me hapjen e kompjuterit

Shkoni tek System Preferences > Users & Groups > Login Items. Nëse ka aplikacione që nuk ju hyjnë në punë që në momentin që hapet kompjuteri, çaktivizojini ato. Po ashtu, hidhini një sy edhe desktopit tuaj. Pastrojeni nga ikonat e panevojshme dhe mos ruani skedarë në desktop. Ose të paktën, organizojini skedarët duke përdorur folderat. Së fundmi, sigurohuni që i mbyllni mirë aplikacionet, pasi ndonjëherë ato vazhdojnë të punojnë në background (këto mund t’i kontrolloni në dock-un tuaj).

4. Hiqni elementet shtesë

Për shembull, nëse nuk flisni gjuhë si Magyar apo Suomi, mund t’i fshini nga kompjuteri juaj, pasi nuk keni për t’i përdorur ndonjëherë. Monolingual është një aplikacion pa pagesë që ju ndihmon të fshini skedarët e papërdorshëm. Po ashtu, efekte si ai “genie”, që ndodhin kur bëni “minimize” një dritare, janë interesante por jo të domosdoshme. Çaktivizojini këto lloj animacionesh në mënyrë që dritaret të hapen dhe të mbyllen më shpejt. Shkoni tek System Preferences > Dock dhe përcaktoni preferencat tuaja. (PCWorld Albanian)

Mac

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>