Siguri

4 mijë përdorues të ueb faqeve infektohen çdo ditë nga virusi Trojan

Feb 6 2009
0 Shpërndarje
4 mijë përdorues të ueb faqeve infektohen çdo ditë nga virusi Trojan

alt

Megjithëse krijuesit e virusit Trojan gjenden prapa grilave, më shumë se 4 mijë përdorues të ueb faqeve infektohen çdo ditë nga ky virus. Kështu bëhet e ditur nga Prevx. Sipas firmës për siguri, një version i ri i programeve infektuese është i depërtueshëm thuajse në të gjithë softuerët e antiviruseve, duke u fshehur dhe vjedhur të dhënat personale nga kompjuteri si llogaritë bankare dhe fjalëkalimet. Nga Prevx bëhet e ditur se virusi Trojan është duke i prekur përdoruesit e ueb faqeve në Amerikë dhe në Amerikën Jugore, ndërsa 25 përqind të të infektuarve e kanë bazën në Britani.

 

“Pronarët e këtyre programeve infektuese po arrijnë të depërtojnë dhe t’u ikin antiviruseve, duke vjedhur detaje personale të njerëzve si kredit kartelat, fjalëkalimet si dhe të dhëna të tjera” – thotë Jacques Erasmus, drejtor për studime kundër programeve të infektuara në Prevx.
“Qasja e tanishme nuk është e mjaftueshme. Ajo që është e nevojshme është një qasje plotësuese e antiviruseve që mund t’i zbulojnë programet e infektuara. Vetëm me këso lloj qasjeje, njerëzit mund t’i zbulojnë programet infektuese” – përfundoi Erasmus.

Lajmet e fundit>