Biznes

4 prill 1975: Bill Gates dhe Paul Allen formojnë një partneritet të vogël

Apr 4 2011
0 Shpërndarje
4 prill 1975: Bill Gates dhe Paul Allen formojnë një partneritet të vogël

Gates dhe Allen kanë qenë miq dhe programer të gjuhës Basic në Lakeside School në Seattle. Allen diplomoi para Gates dhe u pranua në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit.

Ata ndërtuan një kompjuter të bazuar në një çip Intel 8008 dhe e përdorën për të analizuar të dhëna të trafikut për departamentin e autostradave shtetërore në Uashington.

Allen shkoi të punojë për Honeywell në Boston, dhe Gates u regjistrua në Universitetin e Harvardit afër Cambridge. Lajmi për kompjuterin e parë personal në vitin 1974, të quajtur Altair 8800, i gëzoi ata shumë, por ata e dinin se mund të përmirësojnë performancën e tij me Basic.

Allen foli me Ed Roberts, presidentin e prodhuesit të Altair, MITS (Micro Instrumentation and Telemetry Systems), dhe e bindi me këtë ide. Gates dhe Allen punuan ditë e natë për të përfunduar mikrokompjuterin e parë me Basic.

Allen kaloi në Albuquerque, New Mexico, në janar të viti 1975 për tu bërë drejtor i softuerit për MITS. Gates u largua nga viti i parë si burcosh në Harvard dhe iu bashkua Allenit në Albuquerque.

Allen ishte 22, Gates 19 (vetëm paramendoni në këtë moshë çfarë mundësi kanë pasur në SHBA!!!). Altair Basic po funksiononte në muajin mars. Partneriteti “Micro-soft” ishte vulosur në prill, por emrin nuk do ta fitonte edhe disa muaj më pas. 

Kompania e re gjithashtu krijoi versione të Baisc për të shumë-shiturin Apple II dhe Radio Shack TRS-80.

Në vitin 1979 Microsoft kaloi prej Albuquerque në Bellevue, Washington. Ajo u inkorporua në vitin 1981, vetëm pak javë para se IBM të shpaloste kompjuterin e parë personal me sistemin operativ 16 bit të Microsoft, MS-DOS 1.0.

Kompania e re lëvizi sërish në vitin 1986, dhe kësaj radhe kampusi i ri i kompanisë u zhvendos në Redmond, Washington. Stoku Microsoft u bë publik në mars të viti 1986. Duke përshtatur ndarjet, një aksion i atij stoku është rreth 320 herë më i lartë krahasuar me vlerën origjinale që ka sot (apo rreth 160 herë, duke marrë në llogari edhe inflacionin). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>