Vëzhgim

40 vjeçari nga Minesota dënohet me 18 vite burg

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
40 vjeçari nga Minesota dënohet me 18 vite burg

Kundërshtimi ndaj Ardolfit ishte ndezur në fund të vitit 2008 kur fqinjët e tij, Matt dhe Bethany Kostolnik, ngritën një raport policie kundër tij. Familja Kostolniks kishin një djalë 4 vjeçar i cili bridhte pranë derës së fqinjit të tyre. Ardolf, 46 vjeçar, baba i dy fëmijëve, kishte raportuar që ai e kishte marrë fëmijën e familjes Kostolink dhe e kishte puthur në buzë. Ardolf ishte fyer kur policia ishte thirrur dhe kishin premtuar për shpagimin e tyre si ndaj çdo njeriut tjetër të keq.

Ardolfi, një teknik kompjuterik nga Medtronic, shkarkoi një program për Wi-Fi për t’u futur në enkriptimin WEP të fqinjëve të tij. Ardolfi krijoi një faqe të rreme në Myspace, po ashtu edhe disa emaila të rremë për Matt Kostolnik, pastaj postoi porn të fëmijëve në faqen Myspace dhe i dërgoi pornot e fëmijëve tek bashkëpunëtorët e zyrës ligjore të Kostolnikut.

Ardolfi dërgoi kërcënime me vdekje drejt zëvendës-kryetarit amerikan, Joe Biden, dhe politikanëve të tjerë nga llogaria në Yahoo e Kostolnik. Kjo bëri që tek Kostolnik të vinte për vizitë një shërbim i fshehtë të cilët i kanë ndjekur emailat tek IP adresat e tij.

Dinakëria e Ardolfit ishte zbuluar kur një anëtar i familjes Kostolnik i tha shërbimit që nuk e dinte se për çfarë po bëhej fjalë. Zyra ligjore punësoi një firmë për të vëzhguar rrjetin Wi-Fi përreth dhe për të instaluar një paketë sniffer për ta kuptuar tërësisht atë. Emri i Ardolfit dhe llogaria në Comcast ishte gjetur e cila ia dha një arsye FBI-së për të bërë një kërkim në shtëpinë e Ardolfit. Ata gjetën të dhëna të mjaftueshme që e ngarkuan 40 vjeçarin  me vjedhje të identitetit, kërcënimet ndaj Bidenit, posedimi i pornografisë  dhe shpërndarja e saj.

FBI gjeti prova që Ardolfi kishte bërë një sulm të ngjashëm ndaj një familjeje në Parkun Brooklyn për parkim të veturave të tyre përpara shtëpisë së tij. Ngarkesat ndaj Ardolfit do ta ngarkojnë atë me kërkesat në regjistrime për gjendjen seksuale dhe pas lëshimit të tij, ai do të jetë i mbikëqyrur për 20 vite. Sipas Pioneer Press, ai madje edhe do të jetë i kufizuar kur punon me kompjuterë në zyrën e tij./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>